Aktori i njohur i “Pirates of the Caribbean”, Tamayo Perry, ka ndërruar jetë pasi u sulmua nga një peshkaqen në Oahu, në Hawaii.
Mediat e huaja shkruajnë se 49-vjeçari, i cili gjithashtu ka luajtur në “Charlie’s Angels 2” dhe “Blue Crush”, u sulmua pranë Goat Island të dielën pasdite.
Shërbimet e urgjencës në Honolulu kanë raportuar se incidenti është njoftuar nga një telefonues, i cili tha se kishin parë një burrë me plagë nga kafshimet e peshkaqenëve.
Ndërkohë thuhet se Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje në plazhin Malaekahana pak para orës 13:00 me orën lokale.
Perry, i cili punoi si rojtar plazhi në Bregun e Veriut, filloi karrierën e tij me departamentin e Sigurisë së Oqeanit në korrik të vitit 2016.
Personeli i Sigurisë së Oqeanit postoi paralajmërime për peshkaqenët në zonë pas sulmit.