Georgina Rodriguez ka udhëtuar drejt Dortmundit për të parë të dashurin e saj, Cristiano Ronaldon, teksa shkruan historinë!
Partnerja e CR7, me të cilën ka dy vajza, ishte në tribunat në stadiumin e Dortmundit dhe ndoqi ndeshjen e madhe të Portugalisë kundër Turqisë për Euro 2024.
Asaj iu bashkua djali i madh i Cristiano-s, Cristiano Ronaldo Jr.
E teksa vëmendja e të gjithëve ishte te Ronaldo në fushë, Georgina “u sigurua” që të kishte pas vetes jo pak paparacë të cilët e ndoqën atë gjatë gjithë ndeshjes. Bukuroshja ishte e veshur me të zeza dhe ka qëndruar edhe me syze.