5/2/2026 9:37:11 PM

Arbana Xharra: Linçimin publik e kam provue në lëkurën time, andaj dua të shkruaj pak rreshta për Ylber Kusarin

Duhet të lexoni

Gazetarja Arbana Xharra, përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me linqimet që Ylber Kusari po merr për shkak të martesës së tij me një indian.

Ajo tregon që Ylberin e ka pasur në gjeneratë në Gjakovë dhe se i njejti është dallur për zgjuarsin e tij duke vazhduar kështu studimet jashtë Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Xharra thotë që të gjith ata komentues drejt Ylberit, bëjën jetë të dyfishtë në vend pasi kanë frikë të tregojnë orientimin e tyre seksual.

Ndër të tjera ajo shprehet me keqardhje për të gjith këta persona që po ofendojnë vazhdimisht.

Postimi i plotë

Duke qenë se e kam provu në lekurë time linçimin publik, sot dua të shkruaj pak rreshta për Ylber Kusarin një mik i imi të cilin ka shumë kohë që nuk e kam takuar, fotot nga martesa e të cilit po shpërndahen me një gjuhë të tmerrshme në rrjete sociale. Me Ylberin kemi qenë një gjeneratë në Gjakovë, një djalë i ngritun me shumë edukatë një prej nxënësve më të mirë, i cili shumë herët vazhdoi studimet dhe jetën e tij jashtë Kosovës. Ai po linçohet me gjuhën më të poshtër të mundshme për orientimin e tij seksual dhe martesën që ka bërë me një indian duke ju referu me racizëm, ndërkohë që asnjë media nuk e përmend faktin që ai është mjek kanadez. Jam  % e sigurt që ka shumë prej komentuesve të cilët po shprehen me mllef të cilët e mbajnë fshehtë orientimin e tyre seksual, përndryshe do të donin të ishin në vend të Ylberit. Prej që ekziston njerëzimi, ekzistojnë orientime të ndryshme seksuale, gay e lesbejka sikurse në gjithë globin ka edhe shqiptare. Sulmi virtual ndaj Ylberit është shumë më i ashpër e më i poshtër sesa ndaj burrit që rrahu gruan grushta në market. Pra gjuha na definon edhe kulturën e shoqërisë sonë, tregon se kush jemi ne. Zërat që vijnë nga ndikimet fetare; musliman, katolik, protestant…duhet të iu rikujtojmë që nëse besoni në Zot atëhere duhet ta dini se të gjithë janë krijesa të tij. Më vjen keq për shumë persona në Kosovë që duhet të bëjnë jetë të dyfishtë nga frika e ekspozimit të orientimit të tyre seksual. Ylberi në fund të fundit, sot jeton shumë më mirë e me më perspektivë se shumica e atyre që presin me iu ardhë rryma e me shkru një status plotë mllef e urrejtje.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate