9/14/2025 8:41:15 AM

RTK rrezikohet nga borxhet milionëshe, replika mes Hotit e Boletinit në Komision

Duhet të lexoni

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini ka thënë se buxheti i radiotelevizionit publik po rrezikohet nga përmbaruesit për shkak të borxheve të trashëguara që arrijnë vlerën 1,6 milionë euro.

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ku po shqyrtohet raporti vjetor financiar për vitin 2023 dhe të Komisionit rregullativ të Prokurimit Publik, Boletini tha se edhe këtë vit RTK po ballafaqohet me borxhe të vjetra

“Për pagesën e stafit janë shpenzuar mbi tetë milionë euro. RTK është ballafaquar edhe këtë vit me borxhe të vjetra. Në vitin 2024 gjendja është edhe më e keq. Deri më tani i kemi 189 mijë euro të mjeteve që janë tërhequr nga përmbaruesit me vendim të gjykatave”, deklaroi ai.

Kurse, Drejtori i Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj tha se janë mbi 744 punëtorë të rregullt, për çka theksoi se numri ka qenë shumë më i madh

Për këtë ka pasur kritika deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se fokusi duhet të jetë në cilësi programore.

“Unë e kam pritur qe kemi me ardhur në këtë moment. Unë nuk kam pritur që do të vendosni rregullsi. Brengën e kam pasur, por prapë bazohesha në fjalët e tuaja të mëdha. Sot me ardh drejtori i RTK-së dhe të krenohet me zvogëlimin e kontratave, ndërkohë që ju duhet të na tregoni se sa emisione janë shkurtuar. Fokusi i juaj është cilësia programore e RTK-së”, tha Hoti.

Duke replikuar me anëtarët e bordit të RTK-së, Hoti tha se janë përgjysmuar të hyrat dhe se ky bord e ka degraduar këtë institucion.

Ndërkaq, në përgjigjen e tij ndaj kritikave të Hotit, Boletini tha se një gjë e tillë është vlerësim politik, duke shtuar se është rritur cilësia programore përkundër numrit të punëtorëve


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate