5/3/2026 12:12:49 AM

Seks, dhunë mbi punonjësit dhe dëshirë për famë. Skandali seksual i Kancelares së Gjykatës së Durrësit

Duhet të lexoni

Nuk di me çfarë të çuditesh më shumë kur gjendesh përballë skandaleve seksuale që administrata shqiptare i prodhon me shumicë. Ka kaq shumë dhe po ndodhin kaq shpesh, në të gjitha llojet e institucioneve, sa të humbet çdo lloj shprese që ndonjë prej tyre do të funksionojë normalisht. Të paktën jo deri kur drejtuesit e tyre të mos zgjidhen sipas aftësive të krevatit dhe aktivitet të ditës të kenë vetëm seksin.

 

Me seks dhe për seks shkon në zyrën e Kancelares së Gjykatës edhe Viola Kondo, por problemi i saj nuk është vetëm afera seksuale për të cilën është bërë e famshme në qytetin bregdetar. Kjo e sojit të Durrësit nuk i del vetëm seksi, abuzimi me postin e skandalet që shkakton. Kjo, përveç të tjerash, do të bëjë edhe garipen nëpër gjykatë.

 

Pse do të thoni ju? Epo sepse dashnorin e ka prokuror!

 

Që ta kuptoni më mirë po ua sqarojmë si qëndron puna.

Gjykata e Durrësit ka një Kancelare “të famshme”. Viola Kondo ia thonë emrin. E famshme, por jo për administrimin e mirë që i bën aseteve apo fondeve të gjykatës. Të ishte kjo, do ta përgëzonim e do ta mbanim për shembull që duhet ndjekur. Viola është e famshme në Durrës për dashurinë e zjarrtë dhe pasionin që ndan për prokurorin Arben Sharra, për arratisjet nëpër hotele, shëtitjet lart e poshtë me të, dhe, sidomos, për garipllëkun që i ka hipur qysh se është lidhur me prokurorin qejfli.

Që kur ka filluar të bredhë me Arbenin, Violës i duket vetja shefja e madhe e Gjykatës. Të keqen e kryetarit, përpara Violës. Meqë ka një të dashur prokuror me të cilin bredh lart e poshtë, Viola ka filluar të besojë se sekretaret e gjykatës janë shërbëtoret e veta. Punonjëset e zyrës tregojnë tmerret e sjelljes se Kancelares, dhunën verbale të ushtruar nga ajo, kërcënimet me vend pune, që zbuten vetëm kur i vjen orari i takimit me Arbenin. Ditët që Viola arratiset me Arbenin janë fatlume për punonjëset që i ka zënë halli, por që nuk kanë nga t’ia mbajnë se u duhet vendi i punës.

Nga ana tjetër, sado e çuditshme të duket, edhe Arbeni ka marrë për kot. Për prokurorin kanë filluar të dalin meme pas krekosjes si “gjeli majë plehut” që bën kur shkon të takojë të dashurën apo ta marrë me vete për tu mbyllur nëpër hotelet luksoze të zonës. Kur ndodh kjo, punonjësit bëjnë festë sepse mund të punojnë të qetë. Kur Viola dhe Arbeni arratisen për takimet e tyre te seksit, arratisen për të mos u kthyer më në zyrë për atë ditë. Kur ndodh kjo, qetësia dhe puna e zakonshme, rikthehet në gjykatë.

Një histori seksi, e pisët dhe, për fat të keq, fort e zakonshme për administratën shqiptare ku emërimet bëhen pasi merren në “provim” për aftësi në krevat, garderobë të fisme, flokë të krehura e thonj të lyer.

Gjykata e Durrësit është në prag të një skandali. Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për një gjyqtare, por për kancelaren. Viola sot bredh hoteleve me një prokuror dhe ka marrë për kot. Ama, nëse dikush nuk i jep fund këtij skandali, nesër Viola do të gjejë një partner seksi më të pushtetshëm e mund t’i mbushet mendja se, jo vetëm se është e bukur dhe e zonja në krevat, por edhe se është profesioniste e meriton në vend pune më të denjë – le të themi – gjyqtare. Pse jo edhe prokurore. Raste të ngjashme ka plot e kanë shkuar deri në kolltukun e ministres.

Prandaj lloji i Violës dhe Arbenit dhe të ngjashmëve të tyre në administratë duhet të shkojnë aty ku e kanë vendin. Sepse janë bërë shumë dhe ky horror duhet të marrë fund./Pamfleti

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate