Rike Roçi, modelja shqiptare që jeton në Itali, e pranishme në studion e Fiks Fare, foli mbi jetën e saj private, planet në të ardhmen dhe patjetër për politikën.
Pasi dole nga BBV3 the se u ndave nga i dashuri. Tani në çfarë statusi je?
Bosh, bosh, bosh se s’kam pse të gënjej.
Nëse do ishe përballë ndonjë futbollisti të bukur, do ta zgjidhje që të bëheshe plot?
Futbollist?! Po futbollistët dëmtohen shpejt, unë nuk dua meshkuj që dëmtohen.
Më ka rastisur që sa herë dal në këmbë janë të uritur këta çunat, nuk e di nuk hanë bukë në shtëpi dhe gjithmonë thonë “O të hengsha këtë, o të hëngsha atë” kanë uri, kanë uri.