10/24/2024 3:26:16 AM

Parandalimi i diabetit – si ndikon ngrënia e mëngjesit çdo ditë?

Duhet të lexoni

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Të mirat e ushqyerjes së shëndetshme që në orët e para të ditës janë të larmishme.

Një prej tyre konfirmohet nga ekspertët gjermanë sipas të cilëve, heqja dorë nga mëngjesi edhe në raste të rralla, rrit rrezikun e diabetit të tipit 2.

Për arritjen e këtij konkluzioni, ekspertët analizuan të dhënat e mbi 96,000 personave.

Këto të dhëna treguan se heqja dorë nga mëngjesi një herë në javë rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 me 6 përqind.

Kjo shifër rritet deri në 55 përqind nëse njeriu heq dorë nga mëngjesi 4-5 herë në javë.

Diabeti, një sëmundje që rrezikon edhe fëmijët

Mjekët në vendin tonë kanë vënë re një numër në rritje të rasteve të diabetit.

Vetëm në mesin e fëmijëve vërehen 25-30 raste të reja të diabetit të tipit 1 në vit.

Ndonëse statistikat nuk janë të plota, specialistët thonë se shkaku kryesor në shtimin e rasteve të diabetit është ushqyerja e keqe.

Sipas shoqatës Fëmijët dhe të Rinjtë me Diabet, të cilës i referohet AgroWeb.org, në vendin tonë është alarmant fakti se diabeti po prek edhe fëmijët e vegjël nën 7 vjeç.

Roli i mëngjesit në parandalimin e diabetit

Po të marrësh në konsideratë lidhjen mes diabetit të tipit 2, sheqernave në gjak dhe insulinës, nuk është habi që ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun e sëmundjes, shkruan AgroWeb.

Në fakt, besohet se heqja dorë nga mëngjesi nxit rezistencën ndaj insulinës.

Kur rezistenca ndaj insulinës bëhet kronike, kthehet në fakt rreziku për diabetin e tipit 2.

Nga ana tjetër heqja dorë nga mëngjesi rrit nivelin e sheqerit në gjak që vazhdon edhe në vaktet e mëtejshme.

Kësisoj, trupi është në kthetrat e stresit të vazhdueshëm që bëhet faktor në përzgjedhjen e ushqimeve të pashëndetshme.

Dy justifikimet më të përsëritura nga njerëzit që nuk hanë mëngjes janë: mungesa e urisë dhe e kohës.

Por pavarësisht tyre, askush nuk duhet t’i thojë ‘jo’ një mëngjesi që përmban vezë, kos dhe fruta.

Një mëngjes i tillë ofron proteinë, fibër e karbohidrate, të mjaftueshme për një ditë plot me energji. /Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Shifra marramendëse, sa kushtoi veshja e Jonida Vokshit natën e parë të “BBVK”

Mbrëmjen e djeshme, (18 tetor) nisi edicioni i tretë i “BBVK”. Siç e dimë tashmë dy moderatorët e kët ...

Nis Big Brother VIP Kosova 3. Kush janë opinionistët!

Ka nisur spektakli më i madh në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3. Njëjtë sikur në edicionin e kaluar, BBVK 3 do t&e ...

Këngëtarja e njohur banorja e parë e BBVK-së

Sonte ka nisur aventura e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.Banorja e parë është këngëtarja, Rovena ...

Jetë / Stil

Këto janë 7 fantazitë seksuale më të zakonshme!

Cila është fantazia erotike që dominon në mendjen tuaj? Autori i librit “Tell Me What You Want” (Më thuaj ç ...

A duhet të ndërrohet apo jo ora? Ekspertët vënë pikat mbi “i”. Efektet që ka në shëndetin tonë

Ora ditore në Evropë do të përfundojë të dielën, më 31 tetor. Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ora do t ...

Pse duhet t'i hani mollët jeshile, ja përfitimet direkte për shëndetin

Mollët jeshile mund të jenë njësoj të shëndetshme me mollët e kuqe, por mollët jeshile janë një ...

Sport

Barazim pa gola në derbin Tirana-Dinamo

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur në barazim pa gola.Në ndeshjen e zhvilluar në Vlor ...

Interi lë jashtë Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani dhe Piotr Zielinski janë jashtë skuadrës së Interit për t'u përballur me Romën, kështu q& ...

Nuk ka dilema për Luis Enrique, PSG merr vendimin për trajnerin

Ka pak dyshime. Luis Enrique do të qëndrojë në krye të pankinës së PSG. Sipas informacioneve të RMC Sport, &ld ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate