9/22/2025 3:55:29 PM

Pacolli: Autoritetet e aviacionit civil na lanë në ajër për 37 minuta jashtë territorit të Kosovës

Duhet të lexoni

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se autoritetet e aviacionit civil të Kosovës e mbajtën aeroplanin e tij në ajër për 37 minuta jashtë territorit të Kosovës, pa asnjë shpjegim të qartë.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka theksuar se operatori amerikan kishte leje të përhershme për aterrim në Prishtinë dhe se të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit ishin përfillur.

Aeroporti i Prishtinës, sipas tij, gjithashtu ka konfirmuar se nuk kishte pasur asnjë pengesë për aterrim.

Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen, por një gjë është e sigurt; Operatori amerikan ka leje të përhershme për aterrim në Prishtinë. Janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit. Aeroporti i Prishtinës na informoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për aterrim”, ka shkruar ai në Facebook.

Megjithatë, ai ka theksuar se vonesa e paarsyeshme ka shkaktuar shqetësim dhe vështirësi për 7 pasagjerët në bord, të cilët përjetuan turbulenca të mëdha gjatë pritjes.

Pacolli shpreson se së shpejti do të ofrohet një shpjegim për këtë incident, të cilin ai e cilëson si rezultat i veprimeve të individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare dhe, sipas tij, organet e drejtësisë janë në veprim.

“Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim. Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar që si duket vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim”, ka shkruar tutje Pacolli.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate