9/22/2025 1:38:03 PM

Më shumë se 600 padi për moszbatim të pensionimit të dyfishtë

Duhet të lexoni

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të "Javës së Ndihmës Juridike Falas”, ka organizuar sot tryezën e diskutimit me temën "(Mos) Zbatimi i të drejtave të pensionistëve në praktikë dhe ngarkimi i gjyqësorit me lëndë".

Edhe pse ishin të ftuar, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, nuk iu përgjigjen ftesës për pjesëmarrje në këtë tryezë.

Drejtori Ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, informoi se Qendra për Ndihmë Juridike Falas e IKD-së ka depozituar mbi 600 padi për moszbatim të pensionimit të dyfishtë.

Ai shtoi se IKD ka analizuar mohimin e pensioneve të dyfishta për kategoritë e caktuara, duke u fokusuar në ligjet për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjarëve të tyre

.Në zyrat e Qendrës për Ndihmë Juridike falas të IKD-së vijnë qytetarë të cilët janë të moshave të shtyra, ka edhe 80-90 vjeçar, të cilët fatkeqësisht enden jo vetëm zyrave të IKD-së, por edhe zyrave në departamente të pensioneve, në komunat ku ata janë”, ka thënë Miftaraj.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, shprehu shqetësimin e tij për trefishimin e lëndëve në sistemin gjyqësor për shkak të moszbatimit të ligjeve në mënyrë të drejtë.

“Situata e pensionit të dyfishtë ose me dy skema pensionale veçse po merr dimension në procedura gjyqësore dhe besoj që duhet kjo të reflektojë në përmbushje të vullnetshme. Të gjitha kategoritë meritojnë respektin, por nuk duhet harruar asnjëri prej nesh që norma ligjore në fakt e ka edhe dimensionin social dhe human brenda vetes dhe në këtë rast të gjitha skemat sociale ndërtohen mbi këtë koncept, andaj ky dimension duhet të shtrihet edhe në zbatimin e normës dhe jo në këtë situatën kur njerëzit vendosen në dilemë dhe në vështirësi për realizimin e së drejtësi”, tha Zogaj.

Gjyqtari Rexhep Gashi informoi se gjatë muajve mars-maj kishin ardhur rreth 1200 padi lidhur me pensione, duke sjellë një ngarkesë të madhe për gjykatën.

“Unë nga shkrimorja e gjykatës të Departamentit Administrativ e kam marr një statistikë për muajt mars- maj këtij viti tremujor ku ka rezultuar që vetëm për lëndë e kësaj natyre që kanë të bëjnë me pensione në gjykatë kanë ardhur diku 1.194 padi apo përafërsisht rreth 1.200 padi duke marr parasysh faktin që jemi vetëm 7 gjyqtarë kjo paraqet ngarkesë për gjykatën”, tha Gashi

prodhiminZëvendësuesja e Drejtores së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Flutura Berbati-Zena, vuri në dukje se kërkesat nga qytetarët për pensione të dyfishta janë dyfishuar.

“Sa i përket vitit 2023, ky numër ka pësuar rritje me 50 për qind. Gjatë vitit 2023 janë trajtuar 503 raste që kanë të bëjnë me çështjet e pensioneve dhe 77 kanë qenë këshilla juridike, 120 padi, 185 ankesa, 24 parashtresa, 94 kërkesa dhe 4 lëndë të referuara e avokatët”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, në pesë muajt e parë të këtij viti në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, janë proceduar 2 mijë e 775 padi në drejtim të Departamentit për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë, 23 ankesa dhe 4 kërkesa në departamentin e pensioneve në Ministrinë e Financave.

Koordinatorja e Qendrës për Ndihë Juridike Falas, Arrita Rezniqi, tha se nga tetori dhe nëntori i vitit të kaluar, kanë pranuar rreth një mijë kërkesa nga qytetarët dhe rreth 600 padi janë dërguar në gjykatë.

“Si zyrë e kemi krijuar një strategji të brendshme të funksionimit, për trajtimin e të gjitha këtyre rasteve dhe falë punës së madhe të stafit të qendrës, të gjitha trajtohen me një afat shumë optimal nga qendra jonë, por pastaj e ngarkojmë gjyqësorin që pastaj është një problematikë tjetër”, ka deklaruar Rezniqi.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, kritikoi veprimet e autoriteteve publike për mosrespektimin e të drejtave të qytetarëve në këtë çështje, ndërsa Bajram Çerkini nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur ndau sfidat që përballet në zgjedhjen e pensioneve për personat e zhdukur.

Tryeza përfundoi punimet me konkluzionet se Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave të bëjnë zbatimin e drejtë të ligjit në raport me pensionistët e Kosovës, të cilët janë edhe përfitues të pensioneve sipas ligjeve të tjera të veçanta


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate