9/18/2025 10:14:18 AM

Megi Pojani zbulon arsyen e ndarjes së aktorit nga Xhensila: Kënga, goditje shumë e ulët

Duhet të lexoni

Megi Pojani, në podkastin “Me Kast”, me motrat e saj, Inën dhe Marselën, mes të tjerash diskutuan edhe për një ndër marrëdhëniet më të përfolura, atë të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.

Moderatorja zbulon se dyshohet se shkak i ndarjes së tyre është varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë mosprezenca e tij në familje. Megi thotë se dyshja janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke mos i zgjidhur dot problemet.

“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet”, tregon Pojani.

Duke komentuar këngën “Mosmirënjohja”, të Bes Kallakut, e cila u përfol se ishte një mesazh ndaj Xhensilës, Megi e quajti goditje të ulët nga ana e aktorit, pasi sipas saj është bërë me qëllim që Xhensila të sulmohet.

“Është më shumë një poezi, m’u duk një goditje shumë e ulët dhe tentativë e ulët për të vendosur në gënjeshtër ish-gruan e vet. Pa i hyrë nëse është e vërtetë, ka qenë i vetëdijshëm që do bëhet viral në TikTok dhe njerëzit do krijojnë një histeri publike që do ta ketë në kurriz Xhensila. Ajo do jetë shënjestra si një grua e keqe që me dy fëmijë la Besin sepse paska qenë mosmirënjohëse”, u shpreh ajo.

Ndërsa Marsela tregoi se me Xhensilën ushtrohen në të njëjtën palestër, duke e përgëzuar për disiplinën që mban, edhe pse me dy fëmijë të vegjël.

“Xhensilën e kam në palestër, stërvitet dhe është sistematike. Vjen me vajzën e vet, ndonjëherë vjen edhe ma karrocë, fëmija vjen vërdallë dhe ajo e mbaron stërvitjen deri në fund. Ka një disiplinë që më pëlqen. Nuk e kam njohur më parë, por kam një simpati tjetër sepse më ka pëlqyer shumë dhe duket shumë mirë”, tha Marsela.

 

Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate