Sonte (e shtunë) mbahet finalja e spektaklit shumë të shikuar Big Brother VIP Albania 3.
Aventura mbi 100 ditore përmbyllet sonte me një emër fitues – ai i cili do të sigurojë më së shumti vota nga publiku.
Plot pesë janë finalistët e këtij edicioni: Egla Ceno, Heidi Baci, Meriton Mjekiqi, Romeo Veshaj e Julian Deda.
Njëri prej tyre do të jetë fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.