9/18/2025 10:41:28 AM

Kusari-Lila: BE të ndryshojë qasjen në dialog, anëtarësimi në KiE gjatë 2024

Duhet të lexoni

BE duhet të ndryshojë qasjen në dialog, thotë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pasi procesi i deritanishëm nuk ka sjellë sukses dhe është e domosdoshme të ketë një format ndryshe pas zgjedhjeve në BE dhe me një ndërmjetës të ri evropian. Për këtë të fundit, ajo thotë se përveç ish-presidentit slloven, Borut Pahor, ka edhe kandidatë të tjerë.

Ajo është optimiste se Kosova do të anëtarësohet në Këshill të Evropës deri në fund të vitit 2024, derisa shton se do të gjendet një zgjidhje e ndërmjetme për të ecur përpara me asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Shefja e deputetëve të LVV-së, në një intervistë për KosovaPress deklaron se qasja aktuale e BE-së në dialog po dekurajon palët të jenë më produktive. Ajo përmend ledhatimin që sipas saj BE-ja po ia bën Serbisë, përkundër sulmit terrorist në Banjska dhe shkeljes së marrëveshjes së Brukselit.

Duke folur për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Kusari-Lila është optimiste se kjo do të ndodhë para fundit të këtij viti. Ajo pret një reflektim nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës në lidhje me kërkesën e tyre për hapa konkret për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo thekson se qeveria nuk pajtohet me draft-statutin e propozuar nga BE-ja, andaj nuk e ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese. Kusari-Lila beson se mund të gjendet një zgjidhje, ku statuti i asociacionit të jetë një dokument autentik i palës kosovare, i cili siç thotë ajo, do të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

Në lidhje me mbylljen e gjashtë njësive të Bankës Postare Kursimore të Serbisë në veri ajo thotë se është bërë për shkak të shtrirjes së sovranitetit dhe legjitimitetit në atë pjesë, teksa shprehet e habitur me reagimin ndërkombëtar sa i përket çështjes së dinarit.

Sipas saj do të ishte paradoksale që për shkak të shtrirjes së legjitimitetit në veri të ketë vazhdim të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate