9/18/2025 1:46:16 PM

Haradinaj: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje nëse Kurti jep dorëheqje

Duhet të lexoni

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se janë të gatshëm t’i hyjnë garës nëse kryeministri i vendit, Albin Kurti, dorëhiqet. 

Haradinaj ka thënë se nuk janë të gatshëm që t’ia lehtësojnë Kurtit marrjen e një tjetër mandati.

“Nuk është se na kemi nevojë për kohë për ma shumë vota, nuk është ashtu, ne jemi të gatshëm nëse Kurti jep dorëheqje ne shkojmë në zgjedhje, por nuk jemi të gatshëm në asnjë mënyrë me ia lehtësu Kurtit me na e marr edhe një mandat, vetëm ky është problemi nuk ka asnjë arsye tjetër”, tha Haradinaj.

Haradinaj thotë se ka një luftë për pozicionim politik pasi që janë tri parti opozitare.

“Ka një luftë për pozicionim politik, për elektorat, për tema edhe mes nesh hetohet se na jemi tri parti, mirëpo ne ndajmë një fat, jemi të tria opozitë sot. Mendoj që një ditë pas zgjedhjeve ne duhet ta dëshmojmë që e dëshirojmë ndryshimin, dhe ta gjejmë rrugën nuk mendoj që duhet me lëndu në asnjë mënyrë formulën e një qeverisje pa Kurtin. Shpresoj që PDK e ka analizën e vet dhe e gjen një forcë që ndryshe e thonë nuk ka rëndësi që nuk po ndodh shpërbërja se nuk ka vota, por ata e gjejnë një forcë që realisht me lujt rolin e vet opozitarë deri në fund dhe me i taku opozitës”, shtoi ai.

Ai shprehet se takimi i Kurtit me kryetarin e PDK-së, ka lënë një shije jo të mirë, tek AAK por edhe tek LDK.

“Ne e kemi dhënë opsionin e mocionit do të na bashkojë, kanë ndodh disa thymje që PDK shkoj e vetme tash keni parasysh e ka lënë një shije jo të mirë edhe te na tjerët, me kujdes po foli se na jemi opozitë se nuk po dojmë me dëmtu vetën dhe njëri tjetrin, por nuk është prit mirë nga Alenaca kjo, nuk është prit mirë edhe nga LDK besoj sa kam ndëgju qëndrimet e tyre. Shpresoj që pas zgjedhjeve do ta gjejmë një mënyrë dhe ta krijojmë shumicën dhe ti ofrojmë vendit qeveri” ka thënë Haradinaj për Gazetën Blic.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate