11/5/2025 8:02:46 PM

“Ish-bashkëshorti i tregoi mamit se kisha vdekur”, Ledjona tregon për aksidentin e rëndë ku mbeti e vdekur një gazetare

Duhet të lexoni

Lejdona e ftuar në “S’e Luan Topi” ka treguar shumë për jetën e saj personale dhe profesionale.

Ajo është pyetur nga Erjona Rusi për një moment mjaft tronditës dhe të dhimbshëm në jetën e saj, aksidenti që ka ndodhur para disa vitesh me një gazetare tjetër. Ajo tregon se lajmi u përhap shpejt dhe ish-bashkëshorti i saj mendoi se gazetarja e vdekur ka qenë ajo dhe jo kolegia e saj. Menjëherë këtë lajm ia dha të ëmës së saj, e cila përjetoi shumë keq.

Erjona Rusi: Do doja të ndalesha dhe një gjë tjetër që e ke përjetuar shumë. Është momenti i një aksidenti kur ti humbet shoqen, kolegen që gjithashtu e kam patur dhe unë kolege. Po flas për aksidentin që i mori jetën Enkelejda Skënderasit. Mos gabohen prindërit mendonin që kishe humbur ti jetën, apo jo?

Ledjona: Në një fshat të thellë, Panarit quhet, unë e njoh shumë mirë atë zonën andej sepse origjina ime është nga Skrapari dhe ne e dimë shumë mirë që gazetarët e terrenit nuk i kanë kushtet shumë të mira, sidomos në ato vite. Mundoheshim të siguronim transportin, automjetet vetë. Unë kam qenë në një automjet tjetër me dy kolegë të tjerë, ndërsa Enkelejda me katër operatorët ka qenë në automjetin ku ndodhi dhe aksidenti. Ne kemi qenë gati 200 metra para saj, ka ndodhur aksidenti i rëndë, madje ka qenë ish-bashkëshorti i cili… Ne njoftuam redaksinë që të mos jepej lajmi me titra.

Erjona Rusi: Po prindërit e tu kush i njoftoi?

Ledjona: Ish-bashkëshorti im, e kishin telefonuar i kishin thënë ka ndodhur një aksident por u shqetësoni, vetëm një gazetare është keq. Ne i kemi pasur të dyja flokët e zeza në atë kohë dhe ky shkon i thotë direkt mamit që ka ndodhur një aksident, ka vdekur një gazetare dhe më duket se është Ledjona. Ka qenë vend që nuk kapnin valët. Mbaj mend që na mblodhën në një automjet dhe redaksia merrte çdo gazetar të vetën që interesoheshin dhe familjarët. Kur e kam marrë mamin e kam dëgjuar që qante dhe thoshte a je mirë, a je mirë. I thashë jam shumë mirë, vetëm Enkelejda nuk është mirë. Fillimisht na thanë që është në gjendje të rëndë, nuk na treguan që kishte ndërruar jetë. Kur shkuam në Korçë mësuam lajmin e keq.

Erjona Rusi: Pra për pak orë prindërit menduan që t’i kishe ndërruar jetë.

Ledjona: Po familjarët, prindërit.

Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate