11/12/2025 10:24:18 AM

“Ke nevojë për ekzorcizëm”, Egla me “shpatulla pas murit”, Arbri: Në 3 vite BBV, askush s'ka ofenduar kaq shumë

Duhet të lexoni

Krahas “teatrit” Juli-Romeo-Egla-Heidi, në spektaklin e sotëm është diskutuar edhe për raportin e Eglës me Riken dhe Rozën. Sipas Rikes, Egla provokon gjithmonë pa arsye dhe fyen me tone të ashpra duke kaluar në degradim total, aqsa ka nevojë për një ekzorcist që të rikthehet në normalitet sepse ka një mllef në vetëvete.

Nga ana tjetër, Egla u shpreh se Rike dhe Roza “shpesh kanë insinuuar në shtëpi qepje, shqepje, fytyra dhe tërheqe” në drejtim të personit të saj duke bërë që ajo të heq të zinjtë e ullirit në shtëpi.

Në kundërpërgjigje, Roza sqaroi se “ti i ke thënë Ledjonës botoksi, botoksi dhe unë t’u ktheva duke i thënë si guxon ti thuash botoksi tjetrës kur vetë je e qepur. Këtë të kam thënë, duhet të jesh e përkryer vetë kur ta prekësh tjetrin në atë pikë. Ti që je e tërhequr komplet në fytyrë”.

Opinionistët u treguan të ashpër me vajzat. Ndërsa Arbri theksoi se në 3 vite edicion VIP të Big Brother “nuk mbaj mend njeri që të ketë përdorur kaq shumë ofendime sa Egla Ceno”, Ori vuri në dukje se “vajzat i drejtohen njëra-tjetrës dhe çunave me tone vulgariteti dhe dhunshëm”.

Rike: Sapo Egla më tha që je një fundrinë. Unë që kur ka ndodhur ai momneti me panën i kam bërë bllok dhe nuk jam marr në asnjë moment me të. Vjen gjithmonë të më provokojë pa arsye, degradim total… Unë mendoj se Egla ka nevojë për një ekzorcist sepse ka një mllef në vete.

Roza: Unë i qëndroj fjalëve që kam thënë te dhoma e rrëfimit dhe e falenderoj Eglën që çdo ditë më jep të drejtë. Egla në trurin e saj ka krijuar podiumin e finales dhe mendon se do të shkojë në finale.

Egla: Më ke ngjitur ti…

Roza: Po e ke thënë vetë moj zonjë.

Egla: Nëse të kanë ardhur informacione ta dimë zemra, sepse ti nuk je në shtëpi flet me kamerat.

Roza: A shkohet në finale me sjelljen që bën ti?

Ledioni: Egla, ti nuk do të shkosh në finale?

Egla: Sigurisht që dua. Unë dua ta fitoj ju thoni finale.

Rike: Do kenë degraduar njerëzit… Je shumë e keqe.

Roza: Mos e pastë historia e Big Brotherit një Egla.

Egla: Këto dy vajzat shpesh kanë insinuuar në shtëpi qepje, shqepje, fytyra dhe tërheqe.

Roza: Ti i ke thënë Ledjonës botoksi, botoksi dhe unë t’u ktheva duke i thënë si guxon ti thuash botoksi tjetrës kur vetë je e qepur. Këtë të kam thënë, duhet të jesh e përkryer vetë kur ta prekësh tjetrin në atë pikë. Ti që je e tërhequr komplet në fytyrë.

Egla: Unë duhet të jem shumë xhetile me këto kur merren me qepjet dhe shqepjet e mija, unë duhet të jem shumë xhentile kur këto më sjellin prapanicën te goja, kur bëhen 6 vajza dhe më vijnë te krevati, duhet të jem shumë xhentile kur më presin fotografitë.

Ledioni: Si ka mundësi që të gjitha vajzat kanë këtë raport me ty?

Egla: Ndoshta sepse kam lojë absurde… Sigurisht që po bëj sarkazmë sepse kam kaluar të zinjtë e ullirit në shtëpi me këto që thonë ‘girl poëer’.

Ledioni: Heidi, si e sheh raportin e Eglës me Riken dhe Rozën?

Egla: Unë ja kam thënë gjithmonë që mënyrat Egla i ka pak të forta. Por që, nga ana tjetër krijohet ky grupimi i gocave që njëherë thonë ‘oh sa mirë’, dhe pastaj dalin cepave dhe flasin fjalën e fundit.

Rike: Trego të vërtetën, nuk shkoj unë te ajo, vjen ajo te ne.

Ledioni: Unë kam dyshimet e mija nëse një shtëpi Big Brotheri ka qenë ndonjëherë kaq e zhurmshme… A keni pasur ndonjëherë një gjuhë kaq të ulët dhe vulgare të përdorur nga banorët?

Arbri: Ka pasur element të caktuar, por nuk kanë qenë të këtij niveli. Unë nuk jam dakord as me qepjet as me shqepjet, por në 3 vite unë nuk mbaj mend njeri që të ketë përdorur kaq shumë ofendime sa Egla Ceno.

Egla: Më falni shumë…

Arbri: E di, e vërteta djeg. E kuptoj…

Ori: Më vjen keq që Egla po e trajton situatën kështu sepse në faktikisht kemi qenë të vëmendshëm për t’i treguar vendin qoftë edhe me tone të larta edhe Rozës, edhe kujtdo tjetër që ka qenë në përballje me Eglën. Situata është që tani Eglës në një farë mënyre po i kthehet pas ajo që ka mbjellë vetë sepse Roza të paktën aty ishte shumë e kujdesshme që t’i kthehej me të njëjtën monedhë.

Në këtë Big Brother ka një diferencim absolutisht seksist, vajzat mund ti drejtohen njëra tjetrës dhe çunave me tone vulgariteti dhe dhunshëm, por çunat nga ana tjetër mund të veprojnë kështu me njëri-tjetrin, por jo vajzat. Çunat janë të kujdesshëm, ndërsa vajzat janë konstante.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate