2/4/2025 5:00:18 AM

Nuk bëni një gjum të qetë natën? Ky është pozicioni i duhur i gjumit për një tretje të mirë

Duhet të lexoni

Darka është një vakt që duhet ngrënë minimalisht 3 orë përpara gjumit. Edhe nëse nuk i frenoheni dëshirës për të ngrënë brenda kësaj fashe orari, duhet të hani diçka të lehtë nëse dëshironi të kaloni një natë të qetë.

Një darkë e rëndë me gjasë nuk do ju lërë të mbyllni sy gjatë natës. Ngrënia para gjumit mund të shkaktojë shumë probleme dhe të pengojë pushimin e merituar gjatë natës.

Nëse ju hani ushqime pikante ose të yndyrshme me gjasë do të përballeni me simptomat e urthit dhe do të zgjoheni disa herë.

Pozicioni i fjetjes është një aspekt i rëndësishëm i rehatisë së natës, veçanërisht për njerëzit që kanë probleme me tretjen.

Përpara se të lexoni për pozicionet më të mira të gjumit për një tretje të mirë, është e nevojshme të familjarizoheni me rregullin e artë të ngrënies së darkës.

Pra nuk duhet të hani ushqim tre orë para gjumit. Kjo fashë orari i jep mundësinë trupit të tresë ushqimin me ritmin e vet dhe të përthithë të gjithë ushqyesit e nevojshëm dhe më pas të skarcojë mbetjet ushqimore.

Pozicioni i duhur i gjumit për një tretje të mirë

Nëse vuani nga urthi, ekspertët këshillojnë që ta mbani kokën ngritur në mënyrë që graviteti të zvogëlojë dhimbjen dhe parehatinë që shkakton ai.

Fjetja me kokën e ngritur pengon aciditetin e stomakut në rrugëtimin e tij drejt ezofagut, që është edhe pikënisja e këtij problemi.

Studimet tregojnë se të fjeturit në anën e majtë pengon simptomat e urthit gjatë natës, ndërkohë që fjetja në anën e djathtë shton parehatinë që shkakton urthi dhe aciditeti.

Nëse nuk arrini të flini në anën e majtë, vendosni një jastëk që do ju pengojë të rrotulloheni në anën e djathtë.

Fjetja përmbys, ose pozicioni i rënies së lirë me duart anash, sipas Chris Idzikoëski i Shërbimit për Vlerësimin dhe Këshillimin Mbi Gjumin, mund të përmirësojë tretjen por vetëm për pak kohë sepse më pas ky pozicion shkakton harkim të shpinës, sidomos nëse dysheku nuk është cilësor./AgroWeb.org


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Një surprizë e madhe për Gjestin sot në Big Brother

Gjesti është një nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni që do të përballet me nj&eu ...

Gjesti u distancua nga Egli, Xheneta flet pas daljes nga Big Brother: Jam single!

Ne nje nga intervistat e para pas daljes nga Big Brother, Xheneta ka deklaruar se eshte single. Nderkohe qe Gjesti ndodhet brenda Big Brother VIP ...

Ndodh puthja e parë mes Eglit dhe Gjestit?

Egli dhe Gjesti që nga fillimi kanë pasur një raport mjaftë të ngushtë.Dyshja treguan se ndjehen mirë kur janë ...

Jetë / Stil

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Pse është e rëndësishme të hani mjaltë në dimër

Gjatë dimrit, trupi është më i ndjeshëm ndaj llojeve të ndryshme të ftohjes dhe gripit, prandaj është e r ...

Mbron zemrën dhe ul kolesterolin, njihuni me përfitimet shëndetësore të portokallit

Portokallet janë një nga frutat që konsumohen më së shumti nga njerëzit gjatë stinës së dimrit dhe jo vet ...

Sport

Marash Kumbulla shënon gol të bukur në La Liga

Marash Kumbulla ka shënuar për Espanyol në Spanjë, për të zhbllokuar takimin kundër Seviljas.Mbrojtësi i Komb& ...

Politikani serb bën homazhe te varri i Fadil Vokrrit, me fanellën e legjendës që e barte te Partizani i Beogradit

Politikani serb, ish zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ish ministri i arsimit, Branko Ružic, dje ka bërë homazhe te varri i ...

Ancelotti vendos 11-shen për ndeshjen ndaj Las Palmasit

Real Madrid luan një ndeshje vendimtare për t’u ngritur në krye të tabelës në La Liga, por fillimisht duhet ta mpo ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate