Siç e pamë të gjithë, Egla Ceno u përjashtua dje nga shtëpia e BBV pas veprimit që bëri ndaj Meritonit.
Menjëherë pas largimit të banores nga shtëpia, ka reaguar edhe ish-opinionistja e “Big Brother VIP 1”, Balina Bodinaku.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka treguar se vendimi që produksioni mori kundrejt Eglës ishte i drejtë, por sipas saj që kjo drejtësi të shkojë deri në fund duhet që çifti Meritoni dhe Ilnisa të shkojnë në një nominim “kokë më kokë”.
“Që vendimi që ‘Vëllai i Madh’ mori, me të drejtë për Eglën të jetë deri në fund i drejtë, duhet dhe që çifti Meriton-Ilnisa të dënohen për përndjekjet e vazhdueshme dhe jo normale ndaj Eglës. Një mënyrë mund të ishte që ne të martën të kishim një nominim ‘kokë më kokë’ Ilnisa-Meriton”, ka shkruar Balina.