11/25/2024 3:05:49 AM

Në lidhje para hyrjes në BBV3, kush është vajza VIP që Meritoni braktisi për Ilnisën!

Duhet të lexoni

Që në hyrjen në shtëpinë e “Big Brother”, Meriton Mjekiqi kërkoi që të kishte vajza të bukura në lojë. Natyrisht që me natyrën e tij prej “playboy”, lidhjet do të ishin të parashikueshme. Si një prej beqarëve më të pëlqyer, shpesh jeta e tij private ka qenë në qendër të vëmendjes, para se të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother” dhe sigurisht që interesi do të ishte më i lartë kur ta shihni 24 orë në lojë.

Por, nuk kaloi shumë dhe Meritoni, ashtu edhe si pritej, gjeti dashurinë. Ai dhe Ilnisa, prej gati 2 muajsh janë çift dhe nga ato çfarë thonë të dy janë mëse të dashuruar me njëri-tjetrin. Meriton Mjekiqi e ka përjetuar keq momentin kur partnerja e tij, Ilnisa Agolli, doli në një përballje në nominim me gazetaren Lediona Xheladinaj.

Pasi ajo u nis për në studion e BBV, ku edhe do t’i komunikohej vendimi i televotimit, moderatori u betua se nëse Ilnisa nuk rikthehej në shtëpi, do të linte garën. Gjithashtu, i premtoi gazetares se do të vazhdonin jetën së bashku dhe do të shkonin te djali i tij, Loari në Austri.

“Ta premtoj, po nuk erdhe do të vijë unë. Po ta premtoj. Mos hajde të më takosh se dalim në nominim kokë më kokë. Nëse nuk vjen, do të vij tek ti, do ikim në Austri, do takojmë Loarin dhe do të vazhdojmë jetën tonë, ik”, i tha moderatori.

I pyetur nga moderatori i emisionit, Ledion Liço, lidhur me vendimin, ai u shpreh: “Kemi kaluar ditë të vështira, ka qenë në tension, ka përjetuar edhe pjesën time ku tregova rrëfimin tim. I premtova dhe do e pres këtu, besoj që do të vijë”.

Meriton Mjekiqi qëndroi i ulur i vetëm në korridor, duke pritur vendimin e publikut se kush do të ishte banorja që do të largohej nga BBV. Por, Ilnisa i shpëtoi televotimit dhe u rikthye në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ndërsa Lediona Xheladinaj u eliminua. Ishte ky dhe momenti, ku në publik u duk se kjo lidhje sa shkonte dhe bëhej më e fortë, duke u bërë fjalë për dashuri, jo për një flirt kalimtar.

Por, ajo që deri më sot nuk dihej rreth moderatorit nga Kosova është pikërisht lidhja që ka lënë pezull. Ashtu si miqtë e afërt flasin, kur ai u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, kishte një raport të saponisur jashtë. Vajza në fjalë është një emër i njohur i rrjeteve sociale, që shpeshherë e kemi parë edhe në ekrane. Vajza në fjalë dhe Meritoni kanë pasur disa kohë së bashku, por mjaftueshëm sa miqtë e afërt t’i njohin si çift.

Megjithatë, vetë Meritoni nuk ka thënë asgjë për këtë histori, duke zgjedhur mos të flasë. Nga ana tjetër, ai nuk ka treguar asnjë histori që ka patur, përveç asaj me nënën e djalit të tij.

Ndonëse shpesh i pyetur nga banorët, reperi nuk ka pranuar të përgjigjet nëse është “single” apo në një lidhje. Të paktën deri në momentin që u lidh me Ilnisën, pasi më pas, historitë e lëna jashtë për të tashmë kanë përfunduar njëherë e mirë.

Në lidhje para hyrjes në BBV3, kush është vajza VIP që

Duket se nga vajza që Meritoni ka lënë jashtë, nuk e ka pritur aspak mirë këtë sjellje të partnerit, ku që në javët e para të lojës, e ka larguar nga “Instagram”-i, duke mbyllur kështu këtë raport të nisur muajt e fundit.

Ndërkaq vitet e fundit, një raport të tensionuar, moderatori ka patur edhe me nënën e djalit të tij. Meriton Mjekiqi e ka përmendur shumë herë djalin e tij, Loarin, në shtëpinë e “Big Brother Vip” ku shprehet se i biri është gjëja më e rëndësishme për të. Madje, ka deklaruar se nëse do të bënte një tatuazh do kishte lidhje me imazhin e djalit.

Por, ish-partnerja e tij në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Meritoni nuk ekziston në jetën e të birit. Ajo ka deklaruar se kujdestaria e Loarit i takon vetëm asaj, duke hedhur poshtë pretendimet e moderatorit.

Për të gjitha portalet, gazetat, dhe ‘tv shows’, gjithë gazetarët në Shqipëri dhe Kosovë! Dje pashë prapë një tjetër foto virale të djalit tim dhe do të doja t’ju kërkoja të përmbaheni nga postimi i fotove të fëmijës tim nën 18 vjeç. Ai nuk ekziston në jetën e tij.

Vetëm mua me përket kujdestaria, e drejta dhe vendimet për Loarin. Fytyra duhet të fshihet/ censurohet, përndryshe do të marr masa ligjore! Është diçka për t’u marrë parasysh, se bëhet fjalë për një fëmijë të mitur dhe nuk duhet të abuzohet me fytyrën e tij për raportime të tilla degraduese. Nuk është as moralisht as ligjërisht e justifikueshme dhe ju ndaloj të abuzoni me fëmijën tim për histori publike dhe është absurde me përdor për ‘show’”, shkroi Egesta.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

“Me ta kallë krejt lojën”, Gresa dhe Vullneti bëjnë planin e ri

Gresa e Vullneti kanë biseduar për një plan të ri brenda shtëpisë më të famshme në vend.Ai i propozoi Gre ...

Pas ndarjes nga Romeo Veshaj, Heidi Baçi merr valixhet nga banesa ku bashkëjetonte me aktorit

Pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke hequr dorë kështu edhe nga karriera e saj si moderatore. ...

Çfarë e shkaktoi këtë diskutim? Drenusha dhe Gresa në një debat të zjarrtë

Drenusha dhe Gresa sërish janë përfshirë në një debat, këtë herë mbi shtyrjen e Xuxit ndaj Mevlanit.  ...

Jetë / Stil

Nuk është paraja! Studimi i fundit tregon se çfarë i bën njerëzit të lumtur

“Jemi kafshë sociale”, thoshte Aristoteli mijëra vjet më parë. E jeta nuk ka ndryshuar shumë që atëher& ...

Ndryshimi i orës po dëmton shëndetin e njerëzve – ekspertët ngrenë alarmin: Të mbahet gjithmonë ora dimërore

Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënju ...

5 përfitimeve të rozmarinës: ilaçe natyrale për shëndetin dhe mirëqenien tuaj

Rozmarina është një barishte që është dashur me shekuj, jo vetëm për cilësitë e saj aromatike, por e ...

Sport

Investim për të ardhmen, Real Madrid vihet pas Kobbie Mainoo

Ishte padyshim vendimtar, me golin e tij, ndaj “Të Kuqve” të Liverpool. I lindur në vitin 2005, “fantazisti” an ...

Shqipëria gjobitet rëndë nga UEFA

Shqipëria u gjobit për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë nga tifozët “kuqezi” dhe për transmet ...

Arsenali mposhtet nga Newcastle United

Arsenali është mposhtur 1-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Lig&eu ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate