Erjola Doçi ka shpërthyer keq ndaj Jetmirit në shtëpinë e famshme të “BBVIP”, pasi ky i fundit i kishte hedhur letra në shtrat banores.
“Po me çfarë të drejte më hesh faculeta të lagëta, njëra ishte më dekolte? Ku e gjen të drejtën të cenosh hapësirën time?” i tha Erjola, ndërsa konkurrenti u shpreh se e ka bërë këtë gjest pasi ajo po gërhiste.
Pjesë nga debati mes tyre:
Erjola: O Jetmir a më ke futur ti mbeturina mua te shtrati?
Jetmiri: Jo s’janë mbeturina por letra të lagura që t'i kam hedhur sa herë ke gërhitur.
Erjola: Po me çfarë të drejte më hesh faculeta të lagëta, njëra ishte më dekolte? Ku e gjen të drejtën të cenosh hapësirën time?
Jetmiri: Po avash o Erjola se s’të kam vrarë.
Erjola: Të drejtën që të më prekësh mua, krevatin dhe hapësirën time ku e gjen ti?
Jetmiri: Ke gërhitur prandaj ta kam bërë.
Erjola: Po ajo fija.
Jetmiri: Ishte lule moj, ta kishim lënë te koka.
Erjola: Kush ma ka lënë?
Jetmiri: Unë moj unë!