9/13/2025 3:13:37 AM

Aktorja e famshme kërkon falje publike pasi u tall me Kate

Duhet të lexoni

Pas njoftimit të Kate Middleton të premten se ajo ishte diagnostikuar me kancer, Blake Lively kërkoi falje në rrjetet sociale për një shaka që kishte bërë ndaj princeshës gjatë polemikave të saj për editimin e fotografive në fillim të këtij muaji.

“Jam e sigurt që askujt nuk i intereson, por ndihem se duhet ta them këtë,” shkroi ylli i “A Simple Favor” në Instagram Story. “Kam bërë një postim aspak të këndshëm rreth furisë “fotoshopi dështon” dhe sinqerisht, ai postim më ka mërzitur shumë sot. Më vjen keq. Ju dërgoj dashuri dhe urime të gjithëve, gjithmonë.”

Në fillim të këtij muaji, Lively, 36, postoi një foto të saj të ulur buzë pishinës me një limon jashtëzakonisht të madh që notonte sipër saj teksa mbante një kanaçe Betty Buzz si pjesë e një fushate reklamuese për kompaninë e pijeve që ajo themeloi. Disa detaje në dorën e saj u duk se ishin gjithashtu me Photoshop.

“Jam shumë e emocionuar të ndaj këtë foto të re që sapo bëra sot për të njoftuar 4 produktet tona të reja,” shkroi ajo vetëm disa ditë pasi Princesha e Uellsit ishte detyruar të pranojë se ajo ndonjëherë editon fotot e saj.

Më 10 mars, princesha postoi një foto të Ditës së Nënës në Mbretërinë e Bashkuar me tre fëmijët e saj në rrjetet sociale, duke shkruar: “Faleminderit për urimet tuaja të mira dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit. Ju uroj të gjithëve Gëzuar Ditën e Nënës. C.”

Por menjëherë pas kësaj, Associated Press dhe agjencitë e tjera të lajmeve, të cilat kishin marrë foton, thanë se ajo do të fshihej për shkak të shqetësimeve se ajo ishte edituar.

“AP publikoi fillimisht foton, e cila u publikua nga Kensington Palace”, tha agjencia e lajmeve. “Por AP më vonë e fshiu imazhin sepse në një inspektim më të afërt, u duk se burimi e kishte edituar imazhin në një mënyrë që nuk plotësonte standardet e fotografisë së AP. Fotografia tregon një mospërputhje në shtrirjen e dorës së majtë të Princeshës Charlotte.”

Një ditë më vonë, Middleton kërkoi falje për “konfuzionin”.

“Si shumë fotografë amatorë, edhe unë eksperimentoj herë pas here me editim”, ka shkruar ajo në rrjetet e saj sociale. “Doja të shprehja faljen time për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje. Shpresoj që të gjithë ata që festojnë ta kenë një festë shumë të lumtur të Nënës.“


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate