9/10/2025 1:21:39 AM

Agim Veliu: Qeveria Kurti nuk meriton të vazhdojë të qeverisë me vendin, e mira do të ishte të japë vet dorëheqje

Duhet të lexoni

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rastin e 3 vjetori të Qeverisë Kurti, ka prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës.

Agim Veliu ka treguar nëse do ta mbështetin apo jo mocionin për shkarkimin e Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti nuk meriton të vazhdojë të qeverisë me vendin, por sipas tij opozita e pozita duhet të ulen dhe të listojnë arsyet pse ekzekutivi nuk duhet të vazhdojë punën.

LEXO EDHE

“Kjo qeveri nuk e meriton me qëndru e me qeverisë, por duhet të listohen arsyet e rrëzimit, nuk është me rëndësi forma, a me mocion apo si, por duhet të ulen opozita dhe të listojnë arsyet pse kjo qeveri duhet me përfundu mandatin . Do të ishte më e mira me dhënë vet dorëheqje. Jam ithtar që opozita edhe qeveria që ka shpreh gatishmëri me ju bashku opozitës me u ulë e me fol, të tregohen cilat janë dështimet dhe të pranohen nga Qeveria, e mos të merren më pas si akuza”, ka thënë Veliu për Reporteri.net.

Për këtë çështje të enjten e kësaj jave ka folur edhe vet kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se partia që drejton është e gatshme t’ia japë opozitës votat e nevojshme për të shkuar në zgjedhje të reja. Por një ditë më vonë Kurti nuk qe i prerë lidhur me qëllimin e ofrimit të votave të Vetëvendosjes për ta shpërndarë Kuvendin e për ta ndërprerë mandatin e Qeverisë, që në konferencën që mbajti për punën trevjeçare të saj u shpreh krenar me të arriturat.

“Kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme mund ta bëjmë me dy të tretat shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje. Nëse opozita është rehat, ne jemi edhe më rehat”, kishte thënë Kurti. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate