9/8/2025 8:38:52 PM

133 të vdekur! 24 marsi ditë zie, në Rusi. Tragjedia e paralajmëruar vetëm një muaj më parë!

Duhet të lexoni

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një kompleks të koncerteve të njohura pranë Moskës që la të paktën 133 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur pasi sulmuesit hynë në vend me armë dhe pajisje ndezëse. Presidenti rus Vladimir Putin e quajti sulmin një "akt terrorist barbar".

Autoritetet ruse thanë se të katër të dyshuarit e përfshirë drejtpërdrejt në sulm u arrestuan pranë kufirit me Ukrainën, së bashku me disa të tjerë.
Rreth sulmit: RIA Novosti shtetërore raportoi se sulmuesit "hapën zjarr me armë automatike" dhe "hodhën një granatë ose një bombë ndezëse, e cila ndezi edhe zjarrin".
Në fillim të këtij muaji Ambasada e SHBA-së në Rusi tha se po "monitoronte raportet se ekstremistët kanë plane të afërta për të shënjestruar tubime të mëdha në Moskë", duke përfshirë koncerte.

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim para kombit, pas sulmit terrorist në një sallë koncertesh në Moskë, ku humbën jetën 133 persona dhe mbi 140 të tjerë mbetën të plagosur.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Putin falënderoi mjekët dhe oficerët e sigurisë, ndërsa tha se 4 personat e arrestuar janë përgjegjës për sulmin terrorist. Putin shpalli një ditë zie 24 marsin, ndërsa tha se kushdo që qëndron pas sulmit do të identifikohet dhe ndëshkohet

Presidenti rus tha se sulmi ishte një "akt barbar terrorist" dhes e “armiqtë tanë nuk do të na ndajnë”.

“Kriminelët ishin gjakftohtë dhe qëllimisht synonin të vrisnin, të qëllonin qytetarët tanë dhe fëmijët tanë. Ata u përpoqën të fshiheshin dhe u nisën drejt Ukrainës, ku sipas të dhënave paraprake u përgatit një dritare nga pala ukrainase për të kaluar kufirin shtetëror. Kushdo qofshin ata, kushdo që i udhëzon ne do t’i identifikojmë dhe ndëshkojmë të gjithë ata që qëndrojnë pas terroristëve. Gjëja kryesore tani është të parandalojmë ata që qëndrojnë pas kësaj gjakderdhjeje nga kryerja e një krimi të ri”, tha Putin.

Putin tha se sulmuesit ishin përpjekur të arratiseshin drejt Ukrainës, ndërsa shtoi se informacionet paraprake treguan se disa njerëz nga pala ukrainase ishin përgatitur për t'i lënë ata të kalonin kufirin nga Rusia. Nga ana tjetër Kievi më parë se pretendimet për përfshirjen e Ukrainës në këtë sulm ishin "absurde".


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate