5/14/2026 5:24:52 PM

20-vjetori i euros

Duhet të lexoni

Monedha e përbashkët i bashkoi edhe më tepër vendet e BE-së. Por për vendet e Evropës Jugore ajo solli mjaft probleme ekonomike.

Më 1 Janar 2002 dymbëdhjetë vende të BE-së futën në përdorim euron. Përveç Gjermanisë kjo monedhë u bë monedhë zyrtare edhe në Belgjikë, Finlandë, Francë, Greqi, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Austri, Portugali dhe Spanjë.

Monedha e përbashkët i bashkoi edhe më tepër vendet e BE-së. Ky ishte një hap i madh për Bashkimin Evropian dhe një thes i madh surprizash gjithashtu, sepse askush nuk mund të parashikonte me siguri se si do të ecte monedha e re.

Sa u përket transaksioneve ndërkombëtare të dy monedhat janë në të njëjtin nivel. Sipas të dhënave të organizatës SWIFT, kompjuterët e së cilës përdoren për të përpunuar pothuajse të gjitha transfertat globale, në tetor përmes rrjetit SWIFT janë transferuar afërsisht po aq para në dollarë amerikanë (39,1 për qind) sa në euro (38,1 për qind). Një vit më parë madje euroja ishte pak përpara dollarit.

Problem ekonomik për vendet e Evropës Jugore

Fuqia ekonomike e dymbëdhjetë vendeve që futën në përdorim euron në vitin 2002 është rritur që atëherë me gati 50 përqind. Por në shumicën e vendeve evropiano-jugore, megjithatë, rritja është shumë më e ulët se në veri. Kjo është e vërtetë edhe nëse nuk merren parasysh Luksemburgu dhe Irlanda, ku rritja ishte veçanërisht e fortë për shkak të sektorëve të financave dhe të IT në këto vende.

Portugalia, Greqia dhe Italia

Portugalia dhe Italia janë veçanërisht prapa. Dhe Greqia nuk ka shënuar pothuajse asnjë rritje ekonomike në këto 20 vjet. Arsyeja për këtë lidhet me borxhin e vendeve të eurozonës rreth dhjetë vjet më parë, si rezultat i së cilës ekonomia në shumë vende vende u tkurr. Ky proces ishte tepër dramatik sidomos për Greqinë dhe Italinë, të cilat duke mos pasur monedhë të vetën nuk mund ta zbusnin krizën duke zhvleftësuar monedhën vendase. Kriza e asaj kohe vazhdon të reflektohet në numrin e lartë të të papunëve në këto vende./DW/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate