5/14/2026 6:05:23 PM

Shërbimet partnere zbulojnë para në Qipro

Duhet të lexoni

Kur vjen puna tek përfitimet në kurriz të qytetarëve, të gjithë janë të barabartë, solidarë dhe të afrueshëm me njëri tjetrin.

Ministra dhe ish ministra të PS, PD, madje dhe të LSI-së kanë futur para në bankat e Qipros.

Një parajsë fiskale për abuzuesit shqiptarë me “mantel” politik tek porta e vendit. Pasi është shumë afër Qipro. Nuk do të merremi sot me Sali Berishën, vajzën e tij Argitë që kanë para të mbyllura, një pjesë, dhe në bankat e Qipros. Bashkë dhe me mikun e tyre sebo-boshnjakun Damir Fazlliç. Një pastrim neto parash në këtë parajsë fiskale.

As me Ilir Metën presidentin e Shqipërisë, i cili ka para dhe në bankat e Qipros. Të nxjerra cash nga Monika deri dhe me karrocën e kalamajve. Të ndara në proporcion mes tre fëmijëve të saj, ku jeta luksoze sidomos e djalit të Ilir Metës lë pa mend moshatarët e tij.

Tashmë po evidentojmë faktin se ka dhe politikanë që në dukje janë të “përkorë” por kanë mbi 5 milionë euro e lart të bankat e Qipros. Nuk vëmë dorën ne zjarr për para në bankat e tjera të parajsave fiskale në ishujt e Paqësorit, Britani apo dhe vendet e Komunuelthit Britanik.

Kur dëgjon Pandeli Majkon, ish kryeministër i Shqipërisë dy herë, ish ministër Mbrojtjeje katër vite, të duket sikur ka zbritur “shenjti” në tokë. Shumë parimor, shumë i shtruar, madje edhe patriot. Eshtë i vetmi politikan shqiptar që ka shtetësinë kosovare dhe ka vëllain dhëndërr në Kosovë. Elementë këto shtesë në shfaqjen e tij si patriot dhe njeri i masës.

Por Pandeli Majko ka para në bankat e Qipros. Ka mbi 5 milionë euro të vogla në këto parajsa fiskale. Kishte më shumë por kriza e para disa viteve ia “firoi” një milionë euro apo më shumë.

Pandeliu i thjeshtë e i “përkorë” i ka këto para në Qipro. Të nxjerra me mund dhe me djersë nga skrapi i shitur në Mal të Zi, shiti dhe nëndetëset që mund të ishin një destinacion turistik. Shiti dhe tanket, dhe gjithçka prej metali dhe që kishte shkëlqim metalik. Por dhe gëzhoja dhe municione, bëri lekë Pandi ashtu si pa ndjerë.

Vjehrri i mori përsipër të gjitha, madje dhe Fabrikën e tullave në Vorë. Ky është Pandi i “përkorë” por me 5 milionë euro në Qipro. Në bankat e tjera nuk dime sa ka.

Nuk mbeten pas as ish ministrat e PD. Më shumë ka Ritvan Bode, ish ministri i Financave për 12 vite, katër vite nën qeverisjen e parë të PD dhe tetë vite në qeverisjen e dytë të PD.

Me një karrierë brilante të filluar si doganier, që nuk linte asnjë mall të kalonte pa lëshuar tarifen për të. Para pa fund, që mund të kapin 10 milionë euro i ka vetëm në Qipro.

Në këtë parajsë fiskale në derë të shtëpisë. Ritvani është ministri i Financave i Berishës dhe i kohës së Piramidave mashtruese financiare.

Pas nuk mbetet pas as ish kolegu i tij Genc Ruli, që pasi shpëtoi për një fije nga Berisha për ta futur në burg për aferën e “drurit të arrës” më 1994, tetë vitet e qeverisjes së dytë të PD ishte ministër.

Nuk la koncesion pa dhënë sa ishte ministër i METE, nuk la gjë pa shitur dhe mendohet dhe Genc Ruli që ka afër 10 milionë euro në bankat e Qipros. Kaq ka këtu, por paratë e Rulit nuk mbarojnë kurrë.

Genc Pollo, ish ministri i Arsimit dhe i Inovacionit më pas. Pasi mori gjithçka në ministrinë e Arsimit, filloi tenderat e fibrave optikë te Inovacioni. Nuk ishin shumë, disa milionë euro dhe ishte një shumë që e mori në fund të mandatit Pollo. Para, bashkë me të tjerat që i zhduku në bankat e Qipros.

Por që të gjithë humbën nga kriza, e ka deklaruar dhe Berisha teksa akuzoi Majkon se ka humbur para në Qipro. Dhe që ish kryeministri socialist, teksa e mohoi një fakt të tillë për vete, nxori dhe emrat e Berishës por dhe të ish ministrave të tij se kanë depozituar miliona euro në bankat e Qipros.

Prapa nuk mbetet as Edmond Haxhinasto i LSI. I cili ka pasur një karrierë të mbarë në krye të ministrive me lekë si METE dhe ajo e Transporteve. Shumë për një mësues Anglishteje, por që bëri miliona euro. Dhe ai të depozituara në bankat e Qipros.

Këta janë emrat e parë të politikës që po zbardhim, FBI e organet ligjzbatuese shqiptare janë vënë në gjurmët e këtyre parave. Pritet të dalin dhe emra të tjerë./Pamflet


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate