9/11/2025 4:03:46 AM

Nga Elsa Lila te Albano Bogdo/ Zbulohen zyrtarisht 16 personazhet e “Ferma VIP”

Duhet të lexoni

Janë zbuluar zyrtarisht 16 personazhet e “Ferma VIP”, reality show i cili do të nisë mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në Vizion Plus.

Pjesë e “Ferma Vip” do të jenë Ditea Berisha, Renis Gjoka, Gordana Kingji e njohur me emrin e artit BabyGee, Gledis Gegaj, Rigelsa Cybi, Valer Kolnikaj, Elsa Lila, Florian Agalliu, Dijonis Biba, Çiljeta Xhilaga, Robert Berisha, Mariana Kondi, Niko Komani, Gloria Meshi, Xhesika Polo dhe Albano Bogdo.

Spektakli i cili do të mbajë mbërthyer shqiptarët para ekranit do të moderohet nga Fjoralba Ponari dhe Bes Kallaku.

Ky reality show vjen për herë të parë në Shqipëri dhe do të transmetohet 24 orë në shtatë ditë të javës në dy kanale të dedikuara.

16 personazhet që do të jenë fermerët më të rinj në vend, do të merren me rritjen e mbarështimin e kafshëve, do të punojnë tokën, do të bëhen bujq e blegtorë në kuptimin e parë të fjalës, për të siguruar ecurinë e tyre në program.

Një aspekt ky që do ta bëjë këtë reality absolutisht më interesantin për t’u ndjekur, pasi në fermën e VIP-ave, asgjë nuk dhurohet, gjithçka duhet fituar me mund, shpeshherë edhe ushqimi dhe të mirat bazike të jetesës.

Një reality show që sfidon njeriun dhe personazhin, që shfaq rezistencën fizike, durimin, aftësinë për të mbijetuar, për t’u përshtatur, për të jetuar e bashkëvepruar në komunitet. “Ferma Vip” është një eksperiment shumëdimensional që i “zbath” konkurrentët para shikuesit, që i zhvesh ata nga petku i jetës së përsosur dhe shkëlqimi i botës mondane.

Spektakli i madh do të zhvillohet në dy net Prime, përkatësisht të hënën dhe të premten, drejtpërdrejt në ekranin e Vizion+, ndërkohë që pjesëmarrësit dhe jetesa e tyre në fermën më të famshme në Shqipëri do të përcillen live 24/7 në dy kanale të dedikuara.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate