Teksa ndodhet brenda shtëpisë së BBV, Mikela Pupa i zuri vendin e punës Ledjonës, e cila prej kohësh punonte si gazetare investigative në një program televiziv.
Lidhur me këtë, personi që i menaxhon instagramin Ledjonës bëri një reagim thumbues, duke shprehur se gjërat do të sqarohen kur Ledjona të dalë jashtë.
Ndërkohë Mikela nuk nguroi pa i kthyer përgjigje, duke shprehur se as nuk ka ndërmend t’ia lirojë kur të dalë.
Por duket se gjërat mes tyre qenkan sqaruar pasi në një postim nga ish konkurrentja e Përputhen, ajo i uron ditëlindjen Ledjonës.
Se çfarë ka ndodhur saktësisht mes tyre do të zbulohet kur Ledjona të dalë nga formati i Big Brother Vip.