Një prind, shqetësimin për mesazhet “e fshehura” që i ka dërguar fëmija i tij, e ka ndarë me përdoruesit e rrjeteve sociale.
Të ashtuquajturat mesazhe “të padukshme”, ato janë të integruara në çdo iPhone, dhe janë pjesë e sistemit operativ iOS.
Por, nga ky funksion, duket se një prind është shqetësuar tej mase sa që e ka ndarë atë me të tjerët në rrjete sociale.
Komentuesit reaguan shpejt duke zbuluar se kjo është një veçori zyrtare e iPhone e quajtur Invisible Ink.
Ky funksion cilësohet si truk mjaft i mirë pasi mund të ndalojë të tjerët të lexojnë mesazhet tuaja kur ndodhen pranë jush.
Gjithashtu, është një mënyrë argëtuese për t’u dërguar mesazhe surprizë familjarve dhe miqve.
Për të dërguar një mesazh me Invisible Ink, fillimisht shkoni në iMessage. Por, sigurohuni që edhe personi tjetër e ka aplikacionin iMessage.
Pasi të shkruani mesazhin, mbajeni të shtypur butonin Send për të zbuluar një menu të fshehur.
Zgjidhni opsionin Invisible Ink, dhe më pas shtypni Send. /Katror.info