Dy kompanitë e njohura të veturave, Honda dhe Nissani, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për të studiuar mundësinë e prodhimit të përbashkët të veturave.
Nëse palët arrijnë marrëveshje, partneriteti do të përfshijë edhe punën në softuerë.
Bashkëpunimi është krejt në fazën fillestare, por nëse dy gjigantët japonezë nënshkruajnë marrëveshjen, plani është që krijojnë platforma për vetura elektrike.
Bashkëpunimi do të zgjerohej përpos inxhinerisë edhe në bateritë për vetura.
Honda s’po bashkëpunon më me General Motorsin për vetura elektrike dhe po kërkon partner të ri. Ndërsa Nissani ka partner Renaultin.
Me forcimin e tregut nga Kina dhe tregut në Gjermani, nuk konsiderohet befasi që Japonia po kërkon vendin e vet në tregun e madh.