Studiuesit e Google së fundmi kanë publikuar një mori modelesh dhe idesh të reja.
E fundit është projekti VLOGGER, një mënyrë kjo për ta shndërruar një imazh të palëvizshëm në një avatar të kontrollueshëm.
VLOGGER nuk është aktualisht i disponueshëm, por në bazë të disa demonstrimeve të publikuara shihet se ai lejon krijimin e avatarit dhe kontrollimin e tij vetëm me anë të zërit.
Çuditërisht, kjo duket realiste, shkruajnë mediat e huaja,
Aktualisht VLOGGER nuk është gjë tjetër veçse një projekt kërkimor me disa video argëtuese i mbështetur nga Inteligjenca Artificiale (Al), por nëse ndonjëherë transferohet në produkt, mund të jetë një mënyrë e re komunikimi.
I ndërtuar mbi arkitekturën e difuzionit që fuqizon modelet tekst-në-imazh, projekti trajton lëvizjet e trupit dhe buzëve të personit, lëvizjet e kokës, shprehjet e fytyrës dhe gjestet, për ta bërë videon të duke sa më reale.
Megjithatë, duke e pasur parasysh që ky është vetëm një vrojtim paraprak e jo produkt aktual, videoja mund të mos përputhet gjithmonë me mënyrën se si personi lëviz me të vërtetë.
Sipas studiuesve, një nga rastet kryesore të përdorimit të VLOGGER është përkthimi i videove, dhe krijimi i avatarëve për asistentë virtual.
Ndryshe, ka mjete të ngjashme të tilla si Synthesia, ku përdoruesit mund të krijojnë avatarin e tyre personal për prezantime. /Katror.info