Ndoshta nuk mund ta kishit imagjinuar kurrë por Kim Kardashian dhe Bianca Censori janë parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës, në koncertin e fundit të reperit Kanye West.
Ndoshta nuk mund ta kishit imagjinuar kurrë por Kim Kardashian dhe Bianca Censori janë parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës, në koncertin e fundit të reperit Kanye West.
Ditën e martë, ish-bashkëshortja e reperit dhe arkitektja 29-vjeçare janë fotografuar duke folur dhe shfaqen mjaft komode në shoqërinë e njëra-tjetrës, gjë që shkaktoi goxha reagime në rrjet me shumë pikëpyetje të ngritura.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, themeluesja e Skims qëndron krah Censori, duke parë West teksa performon në skenë këngët e albumit tij të ri “Vultures 2
Ndërkohë që Bianca po shijonte performancën e bashkëshortit të saj, Kim, e cila është divorcuar me reperin në vitin 2022, është parë të qëndrojë më shumë në telefonin e saj.
Në koncert kanë marrë pjesë edhe nëna e partneres së West, bashkë me motrën e saj. Ndësa Kim ka qenë e shoqëruar nga Chicago, vajzën e saj dhe të Kanye. Ndërkohë njerëzit e kanë komentuar ngjashmërinë e tyre, duke thënë se “duken si binjake”, ose “Kim duket si Bianca”.