Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shpesh herë ka treguar marrëdhenien e saj të ngushtë më nënën dhe babain, ku shpesh herë i poston prindërit e saj në rrjetet sociale.
Ditën e sotme, artistja ka bërë një dedikim special për mamanë e saj, duke publikuar një foto të rrallë nga fëmijëria, për “Festën e Nënës”.
Dua ka postuar një fotografi në Instastory, ku shihet ajo në një moshë të vogël së bashku më nënën e saj, Anisa Lipa. Në foton e postuar, Dua shihet me rroba plazhi, teksa rreth trupit mban një kamerdare ngjyrë rozë ndërkohë që pas saj është nëna, e cila shkëlqen me pozitivitetin e saj.
Gëzuar “Festën e Nënës”, të dua”, ka shkruar Lipa bashkangjitur postimit të saj,