Gjashtë alpinistë të skive janë zhdukur në Alpet zvicerane që nga dje.
Kërkimet e shpëtimtarëve zviceranë janë duke u zhvilluar përgjatë rrugës Zermatt-Arolla.
Grupi i alpinistëve, ka thënë policia e kantonit Valais në një shënim, ishte larguar dje nga Zermatt, në rrëzë të anës zvicerane të Matterhorn, dhe është zhdukur në zonën e Tete Blanche.
Këta janë anëtarë të së njëjtës familje nga Valais, transmeton faqja e gazetës Le Nouvelliste
.Kushtet e motit aktualisht janë shumë të këqija, gjë që e bën shumë delikat operacionin e shpëtimit, sqaron policia zvicerane. /ANSA