Gjatë një takimi me strukturat e PS-së, kryeministri Edi Rama tha se Shkodra është lokomotiva që do të tërheqë gjithë veriun me vete. Kreu i qeverisë tha se do të ketë shumë investime që do të sjellin turistët në veri dhe se mali do të nxjerrë më shumë fitime se deti.
“Shkodra mund të bëhet dhe me ndihmën e zotit mund të bëhet modeli i një transformimi pozitiv dhe lokomotiva që do të tërheq gjithë veriun me vete. Lërë çfarë thonë disa që e keni lënë veriun pas dore. Ne kemi bërë investime në veri dhe po bëjmë investime që synojnë të zbulojnë malet. Sepse unë besoj fortë që ne na është krijuar një steriotip në kokë, plazhi, por ajrin më të pastër të industrisë së turizimin Shqipëria e ka në mal. Do të sjellim turistët që do të vijnë për ski, për masazhet e trupit etj dhe industria e turizmit në Shqipëri do të ketë fitime më shumë se ç’vijnë nga plazhi. Por kjo kërkon kohën e vetë. Këtu hap për përdorim rrugën dhe fillojnë nazet dhe kritikat. Ndërsa përsa i përket vonesave, ata që jetojnë jashtë shtetit të pyesin në Gjermani, Angli, Francë se sa vite duhet përfundmi i një rruge. Nuk janë gjëra të lehta, por që duhen bërë mirë. Apo ndodh dhe rrëshqitje dherash për rrugët që nuk janë përfunduar siç është rasti i Ersekës që është ende në ndërtim. Rruga kur të përfundojë dhe të merret në dorëzim dhe të jetë rruga e shtetit, atëherë do të jetë në rregull. Por këto gjëra nuk i shmangim dot.”, tha kryeministri