12/22/2025 2:52:47 AM

Gazetarja Nikoliq: Vuçiq synon bashkimin e Malit të Zi me Serbinë

Duhet të lexoni

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq synon të bashkojë Malin e Zi me Serbinë dhe gjithçka varet nga politika në Mal të Zi nëse ai do t’ia arrijë qëllimit, thotë në një intervistë për The Geopost, Danica Nikoliq, redaktore në portalin malazez M.

Sipas saj, synimi për krijimin e botës serbe nuk mund të arrihet në mënyrë paqësore, kërcënim ky që siç thotë ajo përfshinë edhe Kosovën, Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut

Derisa komenton takimin e fundit të presidentit të Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik me kryeparlamentarin malazez Andrea Mandiq, Nikoliq thotë se mesazhet që u dhanë nga aty janë rrëqethëse.

“(Mesazhet) Sidomos ato që kanë të bëjnë me të ashtuquajturën botë serbe janë rrëqethëse dhe mund të tingëllojnë, nëse i analizojmë mjaft mirë, edhe kërcënuese në kuptimin që nëse synimi i tyre për të ashtuquajturën botë serbe nuk arrihet në mënyrë paqësore, do të ketë edhe ngjarje të tjera”, thotë ajo

Megjithatë ajo thekson se plane të tilla janë të destinuara të dështojnë, porse shton se nevojiten vazhdimisht forca që angazhohen në luftimin e një ideje të tillë.

“Pra, do të dështojë edhe këtë herë, varet vetëm nëse ai dështim do të ndodhë më 2024 apo 2030, pak e rëndësishme. E rëndësishme është që të ketë forca për të luftuar kundër kësaj”, vijon Nikoliq.

Ajo komenton edhe relacionet e Malit të Zi me NATO-n, për çka thekson se sipas informacioneve të besueshme që disponon, aleanca ka një rezervë ndaj Malit të Zi, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndarjen e informacioneve konfidenciale.

The Geopost: “Mali i Zi do të jetë sërish pjesë e shtetit serb”, deklaroi Vuçiq në fund të majit 2006. Me forcat që kanë udhëhequr Malin e Zi në katër vitet e fundit, a është Vuçiç në rrugën drejt arritjes së këtij qëllimi?

Nikoliq: Sigurisht që është në rrugë të realizimit, por varet nga ne, nga forcat politike dhe shoqërore në Mal të Zi, a do ta arrijë ai këtë qëllim? Nuk është se nuk ka pasur tentativa të tilla më parë, jo vetëm gjatë qeverisjes së Vuçiqit, por edhe gjatë qeverisjes së Vojislav Koshtunicës, madje edhe të Boris Tadiqit, i cili sot konsiderohet një president pak më progresiv serb se Vuçiqi. Pra, ka pasur gjithmonë përpjekje të tilla dhe gjithmonë do të ketë. Siç thashë, neve na takon nëse do ta lejojmë arritjen e një qëllimi të tillë. Këtë e dëshmojnë të gjitha ngjarjet e katër viteve të fundit. Kur flasim për këtë harrohen shumë gjëra sepse ndodhin me një shpejtësi të pabesueshme dhe është e vështirë edhe për ne gazetarët të ndjekim çdo ngjarje dhe çdo segment të ngjarjeve politike, në fakt jo të ndjekim por të kujtojmë dhe pas një kohe, tani pas katër vjetësh të bëjmë një pamje më të plotë të saj.

Gjëja e fundit që ndodhi ishte vizita e Milorad Dodikut, i cili përmes Vuçiqit është edhe përfaqësues i drejtpërdrejtë i Rusisë dhe Vladimir Putinit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në të gjithë rajonin. Mesazhet që ata (Andrija Mandiq dhe Dodik) dërguan, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të ashtuquajturën botë serbe, janë rrëqethëse dhe mund të tingëllojnë, nëse i analizojmë mjaft mirë dhe nëse i lexojmë dhe i dëgjojmë mjaft herë, madje edhe kërcënuese në kuptimin se qëllimi i tyre është arritur, e ashtuquajtura botë serbe nuk vjen në mënyrë paqësore që të mund të ketë zhvillime të tjera.

Në këtë kuptim, le të kujtojmë deklaratën e Andrija Mandiqit të një viti më parë, kur ai ishte ende në opozitë, se ai u kishte bërë thirrje bashkëluftëtarëve të tij të gërmojnë armët, kur, me sa më kujtohet, diskutohej Ligji për lirinë e fesë derisa ende po flitej për të në Kuvend. Pra, këto janë synime të vazhdueshme dhe kërcënim i vazhdueshëm për të gjithë rajonin, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Bosnje-Hercegovinën, për Kosovën, madje edhe për Maqedoninë, e cila është më pak e përmendur, por në fakt është një kërcënim edhe për të. Vendet tjera në Ballkan, si Kroacia, mbrohen nga anëtarësimi në BE

Mali i Zi është anëtar i pjesshëm i NATO-s, por duhet të kujtojmë se NATO mbron vetëm kufijtë e jashtëm të vendit. Prandaj, nëse ndonjë rrymë retrograde, parti retrograde, qeveri retrograde, çfarë të doni, shkakton ndonjë incident brenda vetë vendit, NATO nuk mund të na ndihmojë dhe gjithashtu nuk më pëlqen të flas për nevojën për t’u mbështetur në disa forca që janë jashtë vendit. Prandaj, ne duhet t’i mbarojmë punët në vendet tona, për çfarëdo që të bëhet fjalë, vetë, duhet të luftojmë kundër gjërave të tilla, kundër politikave retrograde dhe pastaj do të jemi më të vlerësuar nga ata të cilëve para së gjithash u referohemi vazhdimisht, do të thotë BE-së dhe NATO-s.

Prandaj nuk është e pamundur që Aleksandar Vuçiq përmes Andrija Mandiqit ta arrijë atë qëllim nëse ua lëmë atyre. Nëse sillemi me përgjegjësi ndaj vendit tonë, ndaj vendeve tona, sigurisht që nuk do të ndodhë. Besoj se ky është rezultati përfundimtar, sado i vështirë dhe i ndërlikuar të duket për momentin dhe sado i pamundur të duket, por besoj se në fund nuk do të arrihet deri këtu. Sepse është e njëjta ide që ka ndryshuar formë gjatë shekujve, kështu që nuk është një projekt i ri kur flasim për botën serbe, por një histori e vjetër e Serbisë së madhe që ka qenë në fuqi që nga Naçertania e famshme. Dhe kjo ide dështoi gjithmonë. Pra, do të dështojë edhe këtë herë, varet vetëm nëse ai dështim do të ndodhë në 2024 apo 2030. Cilado që të jetë është më pak e rëndësishme. Është e rëndësishme që të ketë forca për të luftuar kundër tij

The Geopost: Lëvizja Evropa Tani (PES), së cilës i përkasin presidenti Milatoviq dhe kryeministri Spajiq, së fundmi u shpërbë. Po flasim për ndarje ideologjike në kamp, lojëra llogaritëse nga Beogradi… Çfarë fshihet pas gjithçkaje?

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate