5/15/2026 6:21:54 PM

Historiku i racës së qenit të stanit e të kopesë i quajtur Molos

Duhet të lexoni

Qeni Molos (qeni i stanit, qen kopeje), njihet që në lashtësi me këtë emër i marrë nga vet fisi i Molosëve (Janina e sotme, Çamëri, Epir) të cilët ishin të parët që e mbarështuan këtë racë antike. Qeni Molos është një qen trupmadh, muskuloz me qime të ashpër dhe shikim të frikshëm, kryesisht ngjyrë e bardhë, por dhe e murrme, e zezë, e kuqe dhe balo (me lara).

Gjëja e parë qe bie ne sy te kjo racë është koka masive dhe karakteri shumë i ashpër, me bishat e egra dhe shumë besnik me të zotin.

Shumë historian të antikitetit na njohin me këtë racë, shumë të famshme në atë kohë. Çdo historian i antikitetit që kalonte në ato vise, do t’i binte padyshim në sy kjo racë fisnike dhe madhështore. Për këtë shprehen shumë historian si Aleksi, Alkiforni, Apolodori, Aristofani, Horaci, Virgjili, Diogjeni etj.

Aristoteli thekson se qeni Molos ishte i barabartë me bishat, për sa i përket trimërisë dhe forcës. Herodoti tek përvijon luftën midis fiseve Pellazge-Ilire dhe Perintasve-Trakas, ndalet në një hollësi: u ndeshën burrë me burrë, kalë me kalë, qen me qen.

Duke ju referuar Aristofanit, F.Engelsi shkruan ne 1884: Aristofani përmend qentë Molos në veprën “Gratë  në festën e tesmoforive”, të cilët mbanin për të trembur ata që donin të shkelnin besnikërinë bashkëshortore.

Një udhëtar anonim, duke kaluar nëpër Shqipëri më 1308 ,ka shënuar në latinisht, me sa duket për qentë Molos, që mbaheshin ne atë kohë si roje stani: qentë këtu janë shumë të mëdhenj, dhe kaq të egër sa mundin dhe luanët.

Në mesjetën e hershme për qen të këtij lloji kemi gojëdhëna dhe shënime nga Kanuni i Labërisë (përshkruhen llojet e qenve njësoj si i përshkruanin autorët antik, qen të shtrirë në territorin e Shqipërisë së Jugut, sipas llojit të funksioneve, dhe kodin etik të qenit…).

Qentë Molos janë përdorur gjerësisht dhe në luftë nga Aleksandri i Madh dhe më pas nga Pirro i Epirit. Aleksandër Molosi, mbret i fisit Molos, vëllai i Olipmisë nënës së Aleksandrit të Madh, i bëri dhuratë nipit të tij Aleksandrit një qen të tillë Molos. Aleksandri i Madh e përdori në shumë luftime me luan, arinj, elefant, derra të egër. Kjo forcë e Molosit ra në sy të Aleksandrit, dhe ai vendosi ti përdor dhe në luftë, ku u formua një batalion me 500 qen Molos të pajisur me armaturë mbrojtëse dhe gjemba të hekurt, të vendosur rreth shpatullave dhe në gjoks për të dëmtuar kundërshtarin. Qeni Molos personal i Aleksandrit quhej Peritas, kur Aleksandri ishte në luftë për të pushtuar Azinë. Peritasi i shpëtoj jetën nga një elefant ,dhe për nder të tij Aleksandri i vuri emrin Peritas një qyteti në Azi. Nami i tij u përhap aq shume saqë ,pothuajse gjithë Epiri  dhe gjithë Jugu i Shqipërisë së sotme përdornin këtë racë si ruajtës bagëtish dhe banesash. Faktet janë dhe tek këngët që populli i ka kënduar kësaj race.

“Erdh andartët në Voshtinë/Vran e bën lemerinë. Të parin vran Alinë/ Në mal tek kish bagëtinë. Kur u dëgjua martinë/zun qent e po lihnë/ Beleci këput zinxhirë/Kur pa të zotin shtrir. Dy andart seç ka grirë/mori hak per Alinë/ Me vrap erdhë 4 andarë/ edhe Belecin e vran. I shkreti se çu hoq zvarrë/U shtri tek i zoti mbanë.O Belec more luan/s’le ujk e ari në mal. Sot Aliut more haknë/Aliu shpirti pa dal/Amanet i la dy fjalë. Ne rraponjë tek me vranë/Aty ma bëni varrë/ Belecin ma vini mbanë/ se atë e kam si djalë/Se ai ma mori haknë”.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1949, në Voshtinë të Gjirokastrës dhe na tregon se në vazhdimësi qeni jon Molos ishte tepër i rëndësishëm në jetën e përditshme, baritore dhe më gjerë. Sot shumë raca kanë prejardhjen nga qeni jon Molos. Kjo kategori qensh quhet molosoid.

Ne ditët e sotme, kjo racë gjendet akoma në zonat më të thella të Shqipërisë së Jugut dhe atë të Veriut, më së shumti në rrethet Skrapar, Përmet, Korçë, Gramsh. Në Veri gjendet në Mirditë, Lumë dhe në zona të tjera ku blegtoria është më e shumtë dhe vet kërkesa për punë, zona e thellë malore e ka ruajtur këtë racë antike.

Kjo racë është akoma prezente por në një numër shumë të vogël, themi numër të vogël sepse hyrjet e racave nga jashtë kufirit pas viteve 1990 ishin të shumta. Numri i bagëtive ra ndjeshëm dhe kështu numri i Molosëve të pastër.

Qentë Molos janë trup mëdhenj, lartësia në shpatull  tek meshkujt është nga 65 cm – 73 cm ,dhe peshë trupore nga 43-60 kg .

Dhe në ditët e sotme në shumë raste, ata kanë shpëtuar jetën e barinjve nga ariu, dhe çdo ditë shpëtojnë jetën e bagëtive nga ujku, çakalli, ariu, duke arritur deri në vetëmohim.

Këta qen janë pasardhës te drejtpërdrejt të Molosit antik

Pas mbarështimeve nga barinjtë gjatë gjithë këtyre viteve, në 10 vitet e fundit ka filluar mbarështimi kinologjik nga “Shoqata Molosi Ilir”.

 

.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate