Në Ditën e Gruas aktores Ana Lika i mungon personi më i dashur për të, nëna e saj, e cila u nda nga jeta pak muaj më parë. Ana kujtoi të ëmën ndërsa postoi një foto të saj kur nëna e mban në krahë. Këtë foto e shoqëron me këngën “Come Mia Madre”, nga artisti italian Giordana Angi.
“Mezi pres të flas me ty
për të marrë frymë përseri
Kërkoj falje nëse nuk të thashë se
sa shumë të dua…”, janë vargjet që ka zgjedhur aktorja./K.C/dritare.net
