Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, është arrestuar në Bullgari më 19 shkurt.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K) është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar ‘Gyushevo’”.
Po ashtu, është thënë se i njëjti dyshohet të jetë në kërkim nga Interpoli.
“Shtetasi i Republikës së Kosovës është ndaluar pasi që i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli”, është thënë nga MPJD. /AlbanianPost/