12/19/2025 5:56:46 PM

Këto janë faturat e rrymës që po iu shpërndahen qytetarëve në veri

Duhet të lexoni

Në veri të Kosovës nga 29 shkurti ka filluar shpërndarja e faturave të energjisë elektrike.. Faturat i ka lëshuar kompania Elektrosever, që është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS (Elektroprivreda Srbije).

Kjo kompani mori licencën për autoritetet në Kosovë më 24 qershor të vitit 2023.

Banorët e veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, që nga viti 1999, nuk kanë paguar për energjinë e shpenzuar.

Qytetarët në komunën e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut nga tani do t’i marrin faturat për shpenzimin e rrymën në adresat e tyre. Fatura është me një pagesë fikse minimale prej 21.60 euro, raporton REL.

Në një faturë të lëshuar nga kompania Elektrosever, të cilën e siguroi Radio Evropa e Lirë, shkruhej se ajo ishte “parallogaria për energjinë e konsumuar për periudhën llogaritëse”. Fatura është në gjuhën shqipe dhe serbe, dhe në vlerën fikse të pagesës është përfshirë edhe 8 për qind Tatim mbi Vlerën e Shtuar.Fatura e lëshuar nga Elektrosever.

Së bashku me faturën, qytetarëve në veri të Kosovë, u janë dërguar edhe kontrata për furnizim me energji elektrike.

Fatura e lëshuar nga Elektrosever.

Sipas kësaj kontrate, faturimi i energjisë elektrike të konsumuar “llogaritet sipas modelit tarifor të dakorduar”, pra do të ketë tarifa të larta dhe të ulëta.

Sapo qytetarët të pagujnë faturën fikse prej 21.60 eurosh, Elektrosever do të konsiderojë se kontrata për furnizim me të është lidhur.

Në fillim të këtij viti, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) njoftoi se në katër komunat në veri të Kosovës ka nisur regjistrimi i energjisë elektrike të shpenzuar, duke theksuar se rryma do të paguhej njësoj si në pjesën tjetër të shtetit.

Në fillim të dhjetorit të vitit 2023, Bashkimi Evropian kishte njoftuar se kompania serbe, Elektrosever, kishte nënshkruar kontratë komerciale për energji me Kompaninë kosovare për Shpërndarje të Energjisë Elektrike (KEDS).

Më 21 qershor të po atij viti, Kosova dhe Serbia e nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Por, as marrëveshja e as udhërrëfyesi nuk gjetën zbatim. Marrëveshja e nënshkruar në kuadër të dialogut synon rregullimin e çështjes së furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Qytetarët e këtyre komunave që nga viti 1999 nuk kanë paguar për energjinë e shpenzuar. Përgjatë viteve, borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate