Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi dje Tiranën për herë të parë, pasi mori pjesë në samitin për Ukrainën.
Në samit morën pjesë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Por një detaj i cili u kap nga fotografi i njohur Armando Babani, ishte pikërisht momenti kur Zelensky "i ngul sytë" Vuçiçit gjatë punimeve të samitit. Kjo foto u bë shumë shpejt virale në rrjet.
Volodymyr Zelensky ishte dje i pranishëm në samitin për Ukrainën që u organizua në Tiranë. Para samitit së bashku me Ramën nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, e cila përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës në luftën kundër agresionit rus, ndërsa kërkoi nga vendet europiane që të mos vonojnë ndihmat ushtarake dhe financiare, pasi është shumë e nevojshme për vendin e tij.