12/17/2025 8:00:00 AM

Rrëfehet Klaudia Pepa: Kishte shumë paragjykime kur shkova në Itali! Zbulon planin për t'u kthyer në Shqipëri

Duhet të lexoni

Balerina e njohur shqiiptare, Klaudia Pepa ka rrëfyer peripecitë dhe vështirësitë që ka përjetuar në fillimet e karrierës në Itali, por me talentin e saj ka arritur të kapërcejë çdo pengesë.

Ajo tha në emisionin “Opinion” në Tv Klan, se karriera e saj në Itali nisi me “Amicin”, ndërsa tani përveç baletit, artistja shqiptare po eksperimenton dhe në fushën e aktimit dhe prezantimit.

Gjatë intervistës me gazetarin Blendi Fevziu, Pepa thotë se i pëlqen të jetojë në Itali, por nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit në Shqipëri.

Pjesë nga biseda: 

Blendi Fevizu: Sa vite t’u bënë që jeton në Itali?

Klaudia Pepa: Rreth 9 vite gjithsej.

Blendi Fevziu: Si shkove në Itali?

Klaudia Pepa: Shkova për të bërë audicionin e “Amcit” dhe aty pastaj filloi jeta ime deri tani.

Blendi Fevziu: Sa i vështirë ka qenë integrimi në Itali?

Klaudia Pepa: Ka qenë pak i vështirë edhe sepse në fillim nuk isha shumë e mbështetur, por që besoj se talenti më ka ndihmuar. Ndoshta ishte aq i fortë saqë njerëzit mendonin më shumë talentin dhe vlerësohesha për të se sa nga vija unë.

Blendi Fevziu: A kishte paragjykime?

Klaudia Pepa: Po, kishte paragjykime, por besoj se e kapërceva si periudhë dhe si fakt. Tani jam e stabilizuar mirë. Jemi duke bërë projekte shumë të bukura dhe përveç baletit jam duke eksperimentuar si prezantuese, si aktore, kam bërë disa filma, 3 filma deri tani: 2 filma në role të vogla dhe një tjetër si protagoniste.

Blendi Fevziu: Të mungon Shqipëria?

Klaudia Pepa: Më mungon shumë, kthehem herë pas here në Shqipëri, shkoj dhe shpesh në jug me familjen timë në jug, para dy vitesh shkova dhe në mal, në Tropojë.

Blendi Fevziu: A e sheh rikthimin në Shqipëri?

Klaudia Pepa: Më pëlqen të jetoj në Itali, por do të doja shumë të bashkëpunoja në Shqipëri.

Blendi Fevziu: A do të kthehesh sërish në Shqipëri me ndonjë projekt?

Klaudia Pepa: Nuk e di për momentin, shpesoj që po. Kam 2-3 projekte dhe siç kam folur dhe me Daniel dhe të tjera, të cilat nëse realizohen, mund të kthehem në Shqipëri brenda vitit të ardhshëm.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate