4/29/2025 10:44:08 PM

Ditëlindjet e Demaçit dhe Deharit, Kurti: Baca Adem qëndroi 28 vjet në burg, Astriti ishte vetëm 26 vjeç kur u mbyt në burg

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar në ditëlindjen e tyre Adem Demaçin e Astrit Deharin.

Kurti ka uruar ditëlindjen e të dyve duke thënë se të dy burrat ishin dhe do të jenë personalitete unike dhe shembull për Kosovën si komb.

“Kur u lirua Adem Demaçi nga burgu i tretë më 21 prill 1990, Astrit Dehari ishte foshnje as dymuajshe. Atë kohë Adem Demaçi ishte 54 vjeçar dhe me Astrit Deharin nuk do ta lidhte kurrë asgjë, sikur Astriti të mos bëhej aktivist politik kur të rritej. Por përveç kësaj, Adem Demaçi dhe Astrit Dehari kanë një të përbashkët rastësore, për çfarë dhe po i kujtojmë sot të dy së bashku. Ata e kanë ditëlindjen në të njëjtën datë, më 26 shkurt. Nëse ende do të ishin mes nesh, sot Baca Adem do të bëhej 88 vjeç, kurse Astriti do t’i mbushte 34 vite jetë. Por fati i tyre ishte i atillë që Adem Demaçi i kaloi 28 vite në burg, kurse Astrit Dehari ishte ende vetëm 26 vjeçar kur u mbyt në burg”, shkroi Kurti në Facebook.

“Në të vërtetë, siç i kishte treguar nëna e tij, Nazife Lahu, Adem Demaçi kishte lindur diku në fund të verës së vitit 1935, në gusht ose në shtator, por babai i tij Zeqiri e kishte regjistruar në regjistrat civilë rreth gjashtë muaj më vonë, me datëlindje 26 shkurt 1936. Kur babai i tij Zeqiri vdiq, Ademi ishte vetëm 7 vjeçar dhe nga ajo kohë e fëmijërisë Ademi qëndroi i lidhur me nënën e tij. Por para se ta braktiste edhe ajo kur të largohej nga jeta, nëna Nazife e paralajmëroi të birin Ademin duke e këshilluar që të lidhej me nënën Shqipëri, sepse siç e kujtonte vet Baca Adem: “Nëna më thoshte, unë do të vdes një ditë, andaj duaje nënën Shqipëri se ajo nuk vdes kurrë”.

“Dhe Adem Demaçi e ndoqi këshillën e nënës së tij, duke qëndruar i lidhur pashkëputshëm me nënën Shqipëri edhe gjatë proceseve gjyqësore politike, edhe gjatë 28 viteve të kaluara nëpër burgjet jugosllave, edhe kur e mori Çmimin “Sakharov”, edhe kur e drejtoi Zyrën Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë, ku pata fatin të punoja bashkë me të. Një disident i pathyeshëm, një adhurues i Hegelit që leximet i shoqëroi me praxis politik, një shkrimtar shumë origjinal dhe një simbol i rezistencës dhe i përpjekjes për liri, Adem Demaçi është një personalitet krejt unik në historinë politike të Kosovës dhe të shqiptarëve”.

Nën shembullin e Bacit Adem dhe shpesh e përkrahur prej vet tij, që nga viti 2005, Lëvizja VETËVENDOSJE! ishte organizata politike që prodhoi një gjeneratë të re aktivistësh politikë, mes të cilëve ishte edhe Astrit Dehari. Student i shkëlqyer i mjekësisë, aktivist me vetëdije të qartë politike dhe shok shembullor, Astrit Dehari vdiq në rrethana ende të pasqaruara dhe të paadresuara plotësisht nga drejtësia, në një kohë kur regjimi politik që qeveriste me vendin tonë, nuk zgjedhte metodë për ta penguar afrimimin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe jetësimit të ideve tona politike në Republikën e Kosovës. Astrit Deharin do ta kujtojmë në çdo ditëlindje, për ta mbajtur të gjallë shembullin e jetës së tij prej aktivisti të kulluar politik dhe për ta kujtuar të kaluarën që na ka sjellur deri këtu”.

“Urime ditëlindja e disidentit të pathyeshëm Adem Demaçit dhe e aktivistit shembullor Astrit Deharit!”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate