12/17/2025 6:21:30 AM

Ushqimet që nuk duhet të hani para se të flini

Duhet të lexoni

Gjumi i natës konsiderohet si i “shenjtë” si nga shkenca dhe pa dyshim nga shumica e njerëzve.

Nevoja fiziologjike për këtë proçes është ndër më të rëndësishmet që trupi kërkon.

Prandaj një natë pa gjumë është një sforcim i vërtetë për të gjithë organizmin.

Pagjumësia mund të shkaktohet nga një sërë arsyesh që mund të vijnë nga jashtë ose nga brenda turpit.

Një ndër arsyet e jashtme është edhe konsumimi i ushqimeve jo të duhura para se të shtriheni për të fjetur.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon një listë me ushqimet e përditshme që duhet t’i largoni nga darka juaj pasi ju lënë pa gjumë.

Ndiqni më poshtë hap pas hapi të shpjeguara si ndikojnë ato në organizëm.

Ushqimet e skuqura

Ushqimet e shpejta apo të skuqurat duken si zgjedhja perfekte për një vakt të shpejtë në darkë.

Megjithëse mund të kënaqin nepsin dhe urinë, të skuqurat do të shkatërrojnë pushimin e qetë gjatë natës.

Kjo ndodh për shkak se ushqimet me shumë yndyrna të këqija treten dhe veprojnë më ngadalë në organizëm.

Në këtë mënyrë kryesisht sistemi tretës, do të punojë edhe gjatë natës për një kohë të gjatë duke ju lënë pa gjumë.

Ushqimet pikante

Ka dy arsye kryesore pse duhet t’i evitoni salcat apo çdo ushqim pikant para gjumit.

E para sepse ndjesia e djegies mund të irritojë stomakun dhe t’ju krijojë probleme me qetësimin e trupit para gjumit.

Së dyti, duke qënë se ndjesia e djegies ngacmon stomakun trupi aktivizon sistemin mbrojtës duke ju larguar gjumin e qetë të natës.

Kafe

Që kafja zgjon organizmin dhe ju lë pa gjumë është një fakt i njohur tashmë.

Kjo ndodh për shkak të sasisë së madhe të kafeinës që përmban një filxhan i vogël kafe.

Kafeina do të përshpejtojë proçeset në trupin tuaj duke e kaluar atë në një gjendje adrenaline që privon çlodhjen.

Mundohuni të mos e konsumoni deri në 5 orë para se të shkoni për të fjetur në mënyrë që të pushoni të qetë.

Çokollata

Jo vetëm kafja është burim kafeina, ndër ushqimet më të pasura me të është edhe çokollata.

Vetëm 28 gramë cokollatë, rreth tre copa të vogla përmbajnë 23 miligramë kafeinë.

Kjo sasi është përafërsisht sa një kafe e shkurtër.

Kështu që evitojeni çokollatën nëse doni të flini të qetë në darkë, mund t’a konsumoni deri në 4-5 orë para gjumit.

AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni ushqime të lehta para gjumit si kosi i freskët ose fruta të ndryshme të stinës por jo në sasi të mëdha.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate