12/17/2025 9:35:52 AM

Sa ndikon piperi i zi për tensionin e gjakut

Duhet të lexoni

Tensioni i lartë i gjakut është një problem serioz për shëndetin.

Ekspertët thonë se një e treta e popullsisë globale vuan nga tensioni i lartë i gjakut, i cili është i trajtueshëm jo vetëm nëpërmjet medikamenteve por edhe ndryshimeve në stilin e jetesës.

Kur tensioni i lartë i gjakut bëhet kronik, ai mund të jetë një faktor rreziku për shumë sëmundje të tjera shoqëruese dhe për vdekshmërinë e hershme.

Ushqyerja është një aspekt i rëndësishëm që ndikon në prevalencën e tensionit të gjakut.

Këtu do të mund të lexoni për ushqimet që rrisin tensionin e gjakut.

Si ndikon konsumi i piperit të zi në tensionin e gjakut?

Disa ushqime dhe pije të caktuara luajnë një rol thelbësor në uljen e tensionit të lartë të gjakut në mënyrë natyrale.

Kufizimi i kripës në ushqyerje është i rëndësishëm për uljen e tensionit të gjakut tek njerëzit që vuajnë prej tij.

Piperi I zi nga ana tjetër është gjithashtu i mirë për uljen në mënyrë natyrale të tensionit të lartë.

Sipas Revistës Cardiovaskular Pharmacology, piperi i zi përmban një përbërës që njihet si piperina e cila ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut.

Veç tensionit, piperi i zi ndihmon duke përmirësuar tretjen, e cila në vetvete luan rol në metabolizëm por edhe për rënien nga pesha.

Piperi i zi është i pasur me kalium I cili ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe në ekuilibrat e duhura të tensionit të gjakut.

Sidoqoftë, njerëzit që vuajnë nga hipertensioni duhet të tregohen të kujdesshëm me dozat e piperit sepse në sasi të mëdha, ai jo vetëm irriton stomakun por edhe nxit ndjesinë e djegies.

Njerëzit që marrin medikamente për uljen e tensionit të gjakut duhet të konsultohen me mjekun përpara se të rrisin konsumin e piperit sepse kombinimi i të dyjave mund të pasohet me një ndikim shumë të fortë në uljen e tensionit të gjakut./agroweb


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate