12/22/2025 6:46:59 AM

Sulmi në zemër/ Lëvizja e gabuar që mund të jetë fatale!

Duhet të lexoni

Simptomat e sulmit në zemër mund të shfaqen papritur ose të zhvillohen gradualisht, por në të dyja rastet ato janë një urgjencë mjekësore. Ky është mesazhi kryesor i hulumtimit të publikuar në revistën European Journal of Cardiovascular Nursing.

Studimi zbuloi se pacientët me fillim gradual të simptomave morën kujdes mjekësor në tetë orë, krahasuar me 2.6 orë për njerëzit që i filluan simptomat papritur. Kur simptomat nisin gradualisht një njeri ndjen një parehati që më vonë përkeqësohet. Nga ana tjetër, në rastin e incidenteve të papritura, një dhimbje e papritur dhe e fortë godet që në fillim. “Të dyja llojet janë urgjenca mjekësore dhe kërkojnë ndihmë të menjëhershme, por nuk ndodh kështu me simptomat që shfaqen gradualisht dhe nuk u kushtohet vëmendja e duhur.”, tha autorja e parë e studimit Dr. Sahereh Mirzaei.
Në analizë janë përfshirë 474 raste të pacientëve të paraqitur në urgjencën me sindromë koronare akute. Karakteristikat e simptomave dhe koha ndërmjet shfaqjes së tyre dhe transportimit në qendrën e ndihmës së parë u vlerësuan duke përdorur një pyetësor.
Në përgjithësi, koha mesatare midis simptomave dhe mbërritjes në spital ishte katër orë. Në 56% të rasteve simptomat u shfaqën papritur, ndërsa në 44% gradualisht. Si gratë, ashtu edhe burrat kërkuan ndihmë mjekësore më shpejt kur përjetonin dhimbje të forta.


“Pothuajse gjysmës së pacientëve u kishin filluar gradualisht simptomat, gjë që tregon se kjo nuk është e pazakontë. Simptomat e sindromës akute koronare nuk janë specifike dhe pacientët shpesh kanë vështirësi në njohjen e tyre. Dhimbja, shqetësimi dhe presioni në gjoks janë shenja paralajmëruese se një arterie mund të bllokohet dhe pacientët duhet të kërkojnë menjëherë kujdes mjekësor.”, shpjegon Dr. Mirzaei.
Simptomat u shkaktuan nga lodhja fizike në më shumë se gjysmën e pacientëve meshkuj (54%) filluan krejt papritur dhe më pas u diagnostikua si infarkt akut i miokardit me ngritje të segmentit ST (i njohur si STEMI). Ky është një lloj i rëndë sulmi në zemër që kërkon rivendosjen e shpejtë të rrjedhës së gjakut në arteriet e bllokuara.

Burrat me sëmundje ishemike të zemrës ose faktorë të shumëfishtë rreziku si hipertensioni, diabeti mellitus, kolesteroli i lartë ose një histori familjare e sëmundjeve të zemrës duhet të jenë në vëzhgim për çdo dhimbje ose shqetësim të tillë pas sforcimit fizik që mund të jetë themeli i një ataku kardiak."-tha Dr. Mirzaei.

Në përfundim Dr. Mirzaei deklaroi se “dhimbja ose shqetësimi në gjoks, qofshin të rënda dhe të papritura apo të lehta, nuk duhet të injorohen. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje në qafë, shpinë, stomak dhe shpatulla dhe mund të shoqërohen me të përziera, djersitje të ftohta, dobësi, gulçim dhe frikë. Lajmëroni menjëherë një ambulancë. Sa më shpejt të merrni ndihmë mjekësore, aq më mirë do të jetë për shëndetin tuaj.”/K.C/dritare.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate