5/16/2026 5:46:37 PM

Mos i hidhni! Do habiteni nga gjithë këto funksione të qeseve të përdorura të çajit

Duhet të lexoni

Cilësitë shëruese të çajit, janë njohur prej kohësh, por qeset e përdorura janë lënë shumë pas dore

Përveç zvogëlimit të fryrjes së syve, lehtësimit të djegies nga dielli dhe pickimit të insekteve, qeset e përdorura të çajit janë aleate të vërteta në shtëpi

Për çfarë mund t’i përdorni ato:

-Përveç sodës së bukës, qeset e përdorura të çajit janë të shkëlqyera në eliminimin e aromave të pakëndshme në frigorifer. Thjesht, duhet t’i fusni disa prej tyre në frigorifer dhe t’i lini gjatë natës, në mënyrë që të thithin aromat.

-Qeset e njomura të çajit të zi mbajnë enët e hekurta të mos ndryshken. Pas çdo përdorimi, ato duhet të lyhen me qese të lagura dhe kjo do të krijojë një shtresë mbrojtëse që do të parandalojë ndryshkjen.

-Enët me vaj janë të vështira për t’u larë, por qeset e çajit do të ndihmojnë më së miri në zbërthimin e yndyrave kokëforta. Enët duhet të vendosen në ujë të nxehtë dhe të shtohen dy deri në tri qese dhe të lihen për pesë minuta. Pas kësaj, enët do të jenë më të lehta për t’u larë.

-Çaji eliminon njollat dhe papastërtitë në pasqyra. Bëni çaj nga dy qese të vjetra dhe përdoreni si pastrues.

-Çaji gjithashtu ndihmon në pastrimin e dyshemeve dhe mobilieve prej druri. Çaji duhet të përgatitet nga dy qese të përdorura dhe të lihet të ftohet. Pas kësaj, lecka duhet të njomet dhe sipërfaqet e dëshiruara të fshihen. Çaji do të zbërthejë yndyrën dhe do të ketë një efekt të dobishëm në poret e drurit. Çaji i zi është veçanërisht i mirë.

-Përveç eliminimit të aromave të pakëndshme nga frigoriferi, qeset e përdorura dhe të thara të çajit do të thithin të gjitha aromat.

-Nëse dëshironi të freskoni një qilim të vjetër, thjesht vendosni gjethe të thara çaji mbi të. Lërini të qëndrojnë për rreth 15 minuta, në mënyrë që t’i fshini me fshesë më pas.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate