Kulla e Ajfellit në Paris është rihapur të dielën pas një mbyllje gjashtëditore shkaku i grevës së punonjësve, raporton agjencia “AP”.
Punonjësit kanë kërkuar mirëmbajtje më të mirë të monumentit historik, tek i cili kanë nisur të shfaqen gjurmë ndryshku, dhe po ashtu rritje të pagave.
Operatori i Kullës së gjatë 330 metra tha në një deklaratë se u arrit marrëveshje me sindikatat që përfaqësojnë punëtorët, pasi premtojë se do të ndajë “një investim ambicioz prej 380 milionë euro deri në vitin 2031” për punët e renovimit.
Javën e ardhshme, po ashtu pritet të nisin negociatat për paga dhe pritet të përfundohen muajin e ardhshëm.