12/23/2025 11:31:39 PM

Grabovci e quan inskenim “Pronton”: Dhashë dorëheqje, kjo ishte kultura e PDK-së

Duhet të lexoni

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka deklaruar se asnjëherë nuk është larguar nga politika, por vetëm ka pasur një pauzë për t’i dhënë drejtësisë mundësinë që të kryejë punën e saj. Grabovci rastin gjyqësor ndaj tij e quan propagandë dhe qëllimkeqe.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Grabovci ka folur për dështimin e rikthimit të Fatmir Limajt në PDK. Ndërsa për partinë e tij, shpreh pakënaqësi, duke e quajtur “të përgjumur”.

Ish-deputeti i PDK-së, thotë se me ngritjen e aktakuzës në rastin “Pronto” ka dhënë dorëheqje për të treguar “kulturën e partisë”. Thotë se ka dashur që t’i hapur rrugë drejtësisë që ta thotë fjalën e saj.

“Unë dua ta bëjë një ndarje, aktivitetin tim unë nuk e kufizoj vetëm në daljen time në media, komunikimin me mediat, se zakonisht njerëzit janë mësuar që të më shohin në media në vazhdimësi. Kohëve të fundit pas procesit që ka ndodh unë mendoj që kjo ka qenë kultura, edukata e PDK-së që përcaktimi i PDK me njerëzit të cilët ngritët ndonjë proces gjyqësor është mirë që të japin shembullin dhe mos t’i mbajnë pozitat për ta penguar drejtësinë”, thotë Grabovci.“Unë them me kënaqësi të madhe se momentin kur ka ndodh ky inskenim unë kam dhënë dorëheqje, i kam bërë thirrje drejtësisë që ta luaj rolin e vetë dhe fatbardhësisht ky epilog ka përfunduar siç e kam pritur edhe në fillim, sepse si në fillim unë jam deklaruar se absolutisht ato se çka thuhen kanë të bëjnë me propagandë, janë qëllimkëqija, megjithatë më i rëndësishëm se personaliteti im janë proceset dhe unë nuk kam dëshiruar t’i dëmtojë proceset dhe jam tërheq”.

Grabovci ka shprehur edhe pakënaqësinë ndaj lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e quan parti “të fjetur”. Thotë se PDK-ja ka ndryshuar historinë e saj të themelimit me të cilën ishte identifikuar më parë.

PDK-ja ka një potencial të jashtëzakonshëm është një subjekt me një traditë dhe me merita të jashtëzakonshme. E them me kënaqësi shumë të madhe dhe me krenari se lidershipi i PDK-së identifikohet me ndryshime të mëdha historike në të cilat ka kaluar vendi ynë, qoftë para luftës, gjatë luftës por edhe pas luftës. Realiteti ndryshon, andaj ne duhet të ndryshohemi të gjithë të përshtatemi me kohën me rrethanat por njëkohësisht t’i identifikojmë kërkesat e momentit dhe t’u përgjigjemi atyre kërkesave me mjete adekuate. Nëse më pyet a jam i pakënaqur, sepse mendoj se PDK ka potencial të jashtëzakonshëm të gatshëm, e kam quajt disa herë të fjetur që pret për t’u zgjuar për të marrë përgjegjësi, detyra dhe për t’i materializuar ato dhe të gjithë këto në shërbim të proceseve”, thotë tutje Grabovci.

Ndërsa për mundësinë që kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj t’i bashkohej PDK-së, Grabovci e quan proces të mbyllur.

“Zoti Limaj e ka bërë zgjidhjen e vetë unë nuk kam çka me e komentu më tepër”, tha ai


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate