9/24/2025 7:52:19 AM

Meta akuza qeverisë: Kuvendi është marrë peng, miraton ligje për oligarkët

Duhet të lexoni

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se “agresioni dhe dhunimi i protestuesve nga banditët e Edi Ramës është një vepër e rëndë penale”.

Ish-presidenti shtoi më tej se Kuvendi prej kohësh është kthyer në një “noter të neveritshëm” që miraton ligjet për llogari të oligarkëve të lidhur me qeverinë, duke u ndalur te miratimi pa debat i ligjit për “masakrimin e zonave të mbrojtura”.

“Agresioni dhe dhunimi i protestuesve nga banditët e Edi Ramës është një vepër e rëndë penale, por drejtësia në vend të ndëshkojë autorët e dhunës pritet të dënojë protestuesit e arrestuar. I bëjmë thirrje drejtësisë të nisë hetimet penale për keqpërdorimin e strukturave të shtetit. Ne kërkojmë nga Avokati i Popullit që të reagojë me forcë ndaj këtyre rasteve skandaloze. Shqipëria nuk do të shndërrohet në Bjellorusinë e rajonit ku burgjet të mbushen me kritikë të regjimit.

Kuvendi është kthyer prej kohësh në një noter të neveritshëm që miraton ligjet për llogari të oligarkëve të lidhur me qeverinë. I tillë ishte miratimi pa debat i ligjit të kontestuar edhe nga BE, opozita dhe ekspertët për masakrimin e zonave të mbrojtura që rrezikojnë të kthehen në sheshe ndërtimi për resorte e biznese që kanë synim pastrimin e parave. Tërheqja nga rendi i ditës i projektligjit për amnistinë ishte një tjetër dëshmi se si Kuvendi është marrë peng nga Edi Rama ku ligjet hiqen dhe shtohen sipas axhendës së kryeministrit”, u shpreh Meta.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate