9/22/2025 7:33:07 PM

Lidhja e Bizneseve takohet me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, diskutohen disa tema

Duhet të lexoni

Një delegacion i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës të kryesuar nga kryetari Dreshaj, Nënkryetari Hashim Deshishku, Sheqer Ukaj, Arieta Pozhegu si dhe Artan Spahija, jonë mirëpritur në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Me këtë rast, kryetari i Lidhjes së Bizneseve, z. Besart Dreshaj, prezantoi kërkesat themelore në lidhje me prioritetet legjislative që ndikojnë në mjedisin e biznesit. Ndër temat kryesore të këtij takimi ishin fuqizimi i sektorit privat, ofrimi i lehtësirave për bizneset kosovare, si dhe rekomandimet për përmirësimin e mëtejmë të mjedisit për të bërë biznes, duke kompletuar bazën ligjore të vendit, në ato fusha ku për momentin ngulfatet inovacioni dhe avancimi biznesor.

Në bashkëbisedim me Kreyeparlamentarin Konjufca, Kryetari Dreshaj ka veçuar nevojën për plotësim ndryshimet legjislative për Investimet Strategjike, të cilat ndikonëjnë direkt në tërheqjen e investimeve të huaja. Nga ky takim ishte një konstatim i gjithmbarshëm që vazhdimi i reformës në mjedisin e të bërit biznes, mundëson fuqizimin e sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Temë e këtj ishte edhe mbështetja e prodhimeve vendore dhe promovimit të tyre brenda dhe jashtë vendit.

Kryetari i Kuvendit falënderoi Lidhjen e Bizneseve për vizitën dhe për kontributin e tyre në diskutimet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe mirëqenien e vendit. z.Konjufca theksoi se një bashkëbisedim i mirë midis biznesit dhe autoriteteve është thelbësor për përparimin e ekonomisë dhe për të eleminuar burokracinë nga mjedisi biznesor.

Kryeparlamentari gjithashtu vuri në dukje se një nga prioritetet kryesore të Kuvendit është zhvillimi ekonomik dhe do angazhohet që çdo ligj që ndikon në ekonomin e vendit do ta trajtjmë me prioritet. Ai theksoi rëndësinë e transformimit digital të administratës publike dhe proceseve të ndryshme për të zvogëluar koston dhe kohën e nevojshme për të kryer procedurat administrative për bizneset.

Të dy palët u dakorduan për të vazhduar të punojnë së bashku në drejtim të qëllimeve të përbashkëta për të përmirësuar krijimin e një ambienti më të favorshëm dhe për të promovuar prodhimet vendore në tregun vendor dhe ndërkombëtar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate