7/15/2025 9:06:36 AM

Si mund ta mposhtë Ukraina Rusinë? Ish-gjenerali amerikan zbulon 6 mënyrat

Duhet të lexoni

Ish-gjenerali amerikan Ben Hodges në një intervistë për The Sun ka treguar 6 mënyra sesi Ukrainë mund të fitojë luftën kundër Rusisë.

Të mërkurën, 66 përleshje të ndryshme luftarake u regjistruan përgjatë vijës së frontit.

Javën e kaluar, Ukraina humbi qytetin kyç lindor Avdiivka pas një beteje apokaliptike mujore – duke shënuar fitoren më simbolike të Rusisë që nga rënia e Bakhmut majin e kaluar.

Megjithatë, gjenerali amerikan në pension Ben Hodges paralajmëroi se nuk është koha për të humbur shpresat pasi “momenti vendimtar” i Ukrainës është ende përpara.

Sipas tij, Rusia ka dështuar dhe Ukraina mund të fitojë nëse perëndimi i jep mjetet e duhura. Hodges propozoi gjashtë mënyra kryesore se si Ukraina mund të filloj të fitojë luftën.

1. Rusia në errësirë
Një pjesë thelbësore e fitimit të kësaj lufte, tha Hodges, do të mbështetet tek Ukraina që do të ushtrojë presion mbi infrastrukturën kritike energjetike të Rusisë, duke përfshirë sulmet në shënjestër.

Sipas gjeneralit, zhvendosja e përplasjes, në Rusi me sulme të vazhdueshme apo sabotuese ndaj objekteve indrustriale si depot e naftës, do t’i ndalonte Putinit një ndër armët kryesore duke i çaktivizuar kompleksin industrial ushtarak. Por ndryshe nga ajo që kërkon ish-gjenerali, Rusia ka nisur sulme pa dallime të përhapura jo vetëm ndaj qendrave civile të Ukrainës por edhe ndaj infrasktrukturës së saj energjitike. Duke ngritur akuzat për krime lufte, Putini nuk ka gjetur asnjë problem që i ka shkaktuar qëllimisht 9.5 miliardë funte dëme rrjetit energjetik të Ukrainës dhe infrastrukturës ujore, duke lënë miliona të vuajnë pa ngrohje apo ujë të pijshëm.

2.Bombardimi i flotës së Putinit në Detin e Zi

“E gjithë bota ka parë teksa Ukraina përdor dronët ajror dhe detar dhe raketat Storm Shadoë të furnizuara nga Britania dhe Franca për të kërcënuar flotën ruse të Detit të Zi”- tha gjenerali.

Hodges argumentoi se sulmet duhet të vazhdojnë derisa flota të shkatërrohet – duke mposhtur epërsinë e Rusisë mbi ujërat e tensionuara dhe duke i dhënë fund mbytjes së saj mbi eksportet ukrainase.

3. Beteja për Krimenë
E marta shënoi 10 vite të gjata që kur Rusia pushtoi dhe aneksoi gadishullin e Krimesë.

Por Hodges, në mesin e një kori ekspertësh të tjerë ushtarakë, e sheh Krimenë si ende “terrenin më vendimtar” në betejën kundër Putinit.

“Nëse Krimea bie, po ashtu edhe Putini”, argumentoi Hodges.

Ukraina tani po depërton në Krime pothuajse vazhdimisht, duke zgjeruar operacionet e sabotimit, duke goditur me raketa “Storm Shadoë” dhe me kokat e veta në zhvillim me rreze më të gjatë për të goditur caqet thellë brenda dhe për t’i shërbyer poshtërimeve të përsëritura të Putinit.

Keir Giles, një bashkëpunëtor i lartë në programin e Chatham House për Rusinë, beson se strategjia e Kievit duhet të intensifikohet.

Ai tha për The Sun: “Krimea duhet të mbetet terreni vendimtar i luftës.

“Nëse Ukraina mund ta bëjë Krimenë të paqëndrueshme për Rusinë, pavarësisht nga pozicioni i vijës së frontit 1000 km të Ukrainës, atëherë kjo do të jetë një pengesë e menjëhershme dhe e madhe me pasoja të mëdha për luftën.”

4.Zhbllokimi i fuqisë punëtore

Ndërsa Ukraina po përgatitet për një luftë të gjatë, popullsia e saj luhatet nën 37 milionë, ndërkohë që lufton një vend me pothuajse katërfishin e kësaj popullsie- pyetja është se si të sigurohet një rrjedhë solide rekrutësh.

Një projekt-ligj i ri mobilizimi është në shqyrtim, por deri më tani presidenti Volodymyr Zelensky ka nxitur uljen e moshës së mobilizimit nga 27 në 18 vjeç.

Trupat ekzistuese – të cilat kanë një moshë mesatare prej 43 vjeçësh – janë të rraskapitura dhe të pakta për të menaxhuar llogoret.

“Ata duhet të rregullojnë sistemin e tyre të personelit,” tha gjenerali Hodges.

“Ata kanë mjaft njerëz, por nuk kanë qenë në gjendje të rregullojnë politikën e sistemit që do të ndihmojë në gjenerimin e fuqisë punëtore të mjaftueshme.”

5. Rritja e industrisë së mbrojtjes
Kkëtë hap, Hodges e quajti, “fitimi i luftës së konkurrencës industriale”.

Me këtë ai nënkupton ndërtimin e industrisë së saj të mbrojtjes deri në atë masë sa Rusia vështirë se mund të konkurrojë.

Tashmë, Ukraina është detyruar të riparojë ekonominë e saj për të përmbushur nevojat e luftës. Sipas një raporti të Qendrës ëilson, potenciali ushtarak i Rusisë, jo i Ukrainës, po degradohet.

Raporti arriti në përfundimin se Ukraina është e aftë të fitojë një luftë rrënimi kundër Putinit.

6. Fronti i bashkuar
Në një tronditje të befasishme këtë muaj, Zelensky shkarkoi komandantin e tij të përgjithshëm, gjeneralin Valerii Zaluzhnyi duke e zëvendësuar me komandantin e trupave të tij tokësore, gjeneralit Oleksandr Syrskyi.

Ishte pjesë e një rishikimi më të madh të kabinetit të tij të luftës, pasi Zelensky kishte paralajmëruar “një rivendosje është e nevojshme” pas muajsh spekulimesh për përçarje të brendshme.

“Ukraina ka nevojë vërtet për stabilitet,” tha Hodges, duke iu referuar udhëheqjes ushtarake të Ukrainës. “Këto lëvizje janë të pashëndetshme”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate